Gjykata Kushtetuese ka publikuar arsyetimin e rrëzimit te kërkesës se deputeteve socialiste për shpalljen si antikushtetues te ligjit për ndërtimin e Parlamentit te ri. Sipas vendimit te gjykatës kushtetuese PS nuk legjitimohet si kërkues pasi ne lidhje me prishjen e piramidës dhe ndërtimin e parlamentit nuk është as subjekt në konflikt e as subjekt i cenuar drejtpërdrejt nga konflikti.
"Gjykata vlerëson se kërkuesi nuk ka paraqitur argumente të tilla, por ai ka parashtruar vetëm pretendimin se nga ky konflikt janë cenuar kompetencat e Bashkisë Tiranë. Një pretendim të tillë mund ta parashtrojë vetëm organi konkret i qeverisjes vendore, konkretisht Bashkia Tiranë" shprehet gjykata kushtetuese. Ndërkaq gjyqtari Vladimir Kristo i cili ka dale me një mendim paralel gjykon se deputetet socialiste nuk legjitimohen si kërkues pasi bojkotuan seancën plenare ku u votua ligji për parlamentin e ri duke arsyetuar se bojkoti është anti-kushtetues. "Nisur nga sa më sipër mendoj se në çështjen konkrete jo më pak se një e pesta e deputetëve nuk legjitimohen të vënë në lëvizje një gjykim kushtetues. Duke bojkotuar punimet e Kuvendit, ditën që do të merrej në shqyrtim ligji objekt kundërshtimi, në zbatim të një mandati detyrues që buron nga qenia e grupit të deputetëve anëtarë të një partie politike, ata kanë vepruar në kundërshtim me detyrimet kushtetuese dhe në këtë kuptim nuk mund të përfitojnë nga e drejta që ju njeh neni 134/1/c i Kushtetutës" arsyeton Gjyqtari Kristo. Ndryshe nga shumica e gjyqtareve kane arsyetuar Petrit Plloci i cili tashe ka dhene doreheqjen dhe sokol berberi te cilet i kane njohur ps te drejten per tu ankuar ne gjykatën kushtetueses për prishjen e piramidës. Ata arsyetojnë se "Jurisprudenca e kësaj Gjykate ka pranuar se jo më pak se një e pesta e deputetëve, është subjekt i posaçëm, ose i pakushtëzuar, për vetë faktin se ata mund të vënë në lëvizje juridiksionin kushtetues përmes paraqitjes së një kërkese, pa qenë e nevojshme të provojnë pasjen e ndonjë interesi në çështjen në fjalë."
The Constitutional Court has published explanation for the crash of a request from socialist deputies to declare the law unconstitutional for a new Parliament building. According to the constitutional court decision legitimized SP not as exacting as in connection with the demolition of the pyramid and the parliament building is neither a subject nor a subject of dispute directly affected by the conflict.
"The Court considers that the claimant did not present such arguments, but he only submitted the claim that this conflict are violating the powers of the Municipality of Tirana. Such a claim may be submitted only concrete body of local government, specifically the Municipality of Tirana "said Constitutional Court. Meanwhile Vladimir Kristo judge who has come up with a parallel opinion considers that the socialist deputies legitimized not as demanding as they boycotted the plenary session where the parliament voted a new law, arguing that the boycott is...