Arvizu flet për presidentin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Ndërsa ne Tirane janë intensifikuar kontaktet politike për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu shprehet se procesi qe do te finalizoje presidentin e ardhshëm do te ndikoje ne perceptimin e votuesve ne vitin 2013. I ftuar ne emisionin "A Show" te Adi Krastes ne "Vizion Plus", Arvizu nënvizoi se nga përvoja rezulton se president mund te zgjidhet jo një emër qe përflitet ne fillim. Diplomati i larte shtoi se politika duhet te jete e kujdesshme ne këtë proces. "Marrim zgjedhjen e presidentit për shembull. Do ta shohim se si do të zhvillohet, por, mënyra se si presidenti do të zgjidhet mendoj se do të ndikojë perceptimin e votuesve në vitin 2013, pavarësisht nëse ata mbështesin PS, PD apo një parti të tretë. Ajo që kuptoj nga rastet e mëparshme, personi që del president nuk është dikush për të cilin flitet që në fillim. Nëse do të ishte një gare kuajsh do të ishte kali i zi, ose dikush që s'ta merr mendja, jo dikush për të cilin njerëzit flasin. Por ndoshta nuk do të jetë kështu. Mendoj se kjo është ajo që e bën interesante," u shpreh Arvizu. Ndonëse me një gjuhe te kujdesshme, ambasadori ka zbuluar dhe disa mesazhe te dhëna nga Sekretarja e Shtetit Clinton gjate takimit me Berishën ne Uashington. "Sekretarja Clinton e bëri shumë të qartë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për popullin shqiptar, këtë vend të mrekullueshëm, si dhe kontributin e saj për stabilitetin rajonal, për atë që po bën si vend anëtar i NATO-s, apo përparime që kanë ndodhur këtu në 21 vitet e fundit. Mendova gjithashtu se ajo ishte shumë e qartë në shprehjen e shpresës dhe disa nga shqetësimet tona për përparimin e ngecur në disa fusha si lufta kundër korrupsionit, shteti ligjor. Kështu pra, mendoj se mesazhet e SHBA ishin shumë të qarta," deklaroi diplomati amerikan. I ftuar te martën mbrëma ne emisionin "A Show" ishte edhe kryetari i kuvendit ete Kosovës Jakup Krasniqi, i cili foli për here te pare për një perceptim qe populli i Kosovës ka për një shkëmbim territoresh me serbet, duke i dhënë atyre veriun, ne këmbim te luginës se Preshevës. Kryeparlametari Krasniqi foli edhe për hetimet ndaj ish-ministrit te Transporteve Fatmir Limaj, duke theksuar se procesi ndaj tij ishte një tentative për te goditur një figure emblematike te politikes kosovare.

Ndërsa ne Tirane janë intensifikuar kontaktet politike për zgjedhjen e kreut te ri te shtetit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu shprehet se procesi qe do te finalizoje presidentin e ardhshëm do te ndikoje ne perceptimin e votuesve ne vitin 2013. I ftuar ne emisionin "A Show" te Adi Krastes ne "Vizion Plus", Arvizu nënvizoi se nga përvoja rezulton se president mund te zgjidhet jo një emër qe përflitet ne fillim. Diplomati i larte shtoi se politika duhet te jete e kujdesshme ne këtë proces. "Marrim zgjedhjen e presidentit për shembull. Do ta shohim se si do të zhvillohet, por, mënyra se si presidenti do të zgjidhet mendoj se do të ndikojë perceptimin e votuesve në vitin 2013, pavarësisht nëse ata...