Përfaqësues të institucioneve dhe politikës në Luginën e Preshevës kanë zhvilluar një protestë masive, në shenjë reagimi ndaj arrestimeve të tetë shqiptareve një ditë më parë në Bujanoc. "Bujanocin do ta ruajmë ", "Bujanoci është Kosovë Lindore", "Liri shqiptarëve të Luginës", "Poshtë regjimi i pasardhësve të Millosheviçit". Ishin këto disa nga prej sloganeve dhe thirrjeve që u dëgjuan e u panë në protestë në sheshin "Skenderbe"të Bujanocit, e cila kaloi pa incidente. Përfaqësuesit institucionalë dhe politikë të Luginës së Preshevës e kanë dënuar aktin e ulët të qeverisë së Serbisë. Sipas tyre, arrestimet kanë për qëllim krijimin e pasigurisë, panikut dhe zbrazjen e luginës nga shqiptarët. Pas ketyre arrestimeve, ministri i Brendshem serb Ivica Daçiç theksoi se ka prova qe te arrestuarit, mes te cileve edhe nje perkthyes i OSBE-se, kane kryer krime lufte. Ndërkohë, ndaj arrestimeve ka reaguar sërish qeveria shqiptare, përmes një komunikate në faqen e saj zyrtare. Tirana zyrtare dënon me ashpërsi arrestimet, keqtrajtimet, bastisjet e shqiptarëve nga siç thuhet, fallangat serbe në Luginën e Preshevës, ditën e heshtjes elektorale, si një akt terrori policesk, me qëllime të ulëta politike. Ajo u bën thirrje shqiptarëve në të tri komunat të marrin pjesë masive në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre legjitim dhe të dënojnë me votën e tyre aktet primitive të dhunës zyrtare të ushtruar nga autoritet e Beogradit.
Representatives of institutions and policy in the Presevo Valley have developed a massive protest in reaction to the arrests mark the eighth day before the Albanians in Bujanovac. "Bujanovac will preserve", "Bujanovac is Eastern Kosovo", "Freedom Valley Albanians", "Under the regime of Milosevic's successors." These were some of the slogans and calls were heard to be seen in the protest in the Square "Scanderbeg" in Bujanovac, which passed without incident. Institutional and political representatives of the Presevo Valley have condemned the act of the Serbian government's low. According to them, the arrests are aimed at creating insecurity, panic and the evacuation of the valley by the Albanians. After these arrests, Serbian Interior Minister Ivica Dacic stressed that there is evidence that the detainees, among them also a translator of the OSCE, have committed war crimes. Meanwhile, arrests Albanian government reacted again, a statement on its official site. Official Tirana harshly condemns arrests, harassment, raids by Albanians reportedly fallangat Serbs in the Presevo Valley, the day of election silence as an act of terror policeman, with lower political purposes. It calls on Albanians in the three municipalities to participate massively in the selection of their legitimate representatives and their vote condemn acts of violence primitive exercise of official authority of Belgrade.