Ndërsa afrohet 100-vjetori i pavarësisë, Vlora qyteti ku u ngrit flamuri, kërkon te jete kryeqendra e aktiviteteve me 28 nëntor. Pas përplasjeve me qeverinë se nuk i ka akorduar fonde, bashkia ka marre përsipër realizimin e një monumenti për patriotin Ismail Qemali. Tre projektet e skulptorit Zeqir Alizoti janë prezantuar ne teatrin Petro Marko dhe fituesi do te përzgjidhet me votat e qytetareve. Ne varësi te maketit te përzgjedhur, monumenti mund te shkoje nga 1.5 deri ne 4.5 metra. Ai parashikohet te vendoset ne një prej lulishteve ose përballë sheshit "Pavarësia". Pas konkursit edhe Tirana ka përzgjedhur Monumentin e Pavarësisë, por vendi nuk është përcaktuar ende.
While approaching the 100-anniversary of independence, Vlora city where the flag was raised, wants to be the epicenter of activity on 28 November. After clashes with the government has not allocated funds, the municipality assumes the realization of a monument to the patriot Ismail Kemal. Three projects are presented Alizoti Zeqir sculptor in Petro Marko theater and the winner will be selected by the votes of citizens. Depending on the draft of the selected monument can go from 1.5 up to 4.5 meters. He is expected to put in one of the parks or in front of the square "Independence". After the contest Tirana has selected the Independence Monument, but the country has not been determined.