Kuvendi miraton me konsensus te plote ligjin për ngritjen e Gjykatave Administrative, pas një odiseje qe zgjati mbi 3 vjet ne zyrat e parlamentit. Drafti i pare ishte depozituar dhe miratuar pjesërisht ne komisione ne vitin 2009 nga mazhoranca, por projekti u rimor ne shkurt te këtij viti dhe u amendua pothuaj tërësisht me vërejtjet e opozitës. Relatori i projektligjit Armando Subashi deklaroi se miratimi i këtij ligji, jo vetëm synon përsosjen e procedurave gjyqësore, por edhe është një garanci me shume për qytetaret e bizneset përballë arbitraritetit shtetëror. Ngritja e 6 gjykatave te shkalles se pare administrative qe do behet ne janar 2013. Veç tyre do te ketë një Gjykate Apeli ne Tirane dhe një kolegj te veçante pranë Gjykatës se Larte. Ne ligj janë caktuar kritere për rekrutimin e gjyqtareve, por edhe procedura te thjeshtëzuara ne gjykimin e çështjeve për te kursyer kohen e palëve ne konflikt. Por Subashi pohoi se pas miratimit te ligjit, përgjegjësia kalon tek qeveria për ngritjen e godinave dhe nxjerrjen e akteve nënligjore.
Parliament approves law with full consensus for the establishment of Administrative Courts, after an odyssey that lasted over 3 years in the offices of Parliament. The first draft was submitted and approved in part on commissions in 2009 by the majority, but the project was retaken in February of this year and was amended almost entirely with the remarks of the opposition. Armando Subashi rapporteur of the bill stated that adoption of this law, not only aims at improving the judicial proceedings, but also is a guarantee for citizens and businesses face state arbitrariness. Establishment of 6 courts of first instance will be administrative in January 2013. Their addition will have an appeals court in Tirana and a special panel of the Supreme Court. The law assigned criteria for the recruitment of judges, but also simplified procedures in the trial of cases to save the time of the parties in conflict. But Subashi claimed that following the adoption of the law, responsibility passes to the government for setting up premises and issuing regulations.