UEFA zbarkon ne Tirane - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Drejtori i shërbimeve juridike te UEFA Pier Kamy ka kompletuar vizitën e tij ne Tirane me marrëveshjen e arritur me prokurorinë e përgjithshme shqiptare për një hetim te përbashkët te rasteve për ndeshjet e dyshuara si te trukuara ne superlige. Qëllimi, lufta kundër trukimit dhe manipulimit te rezultateve, ndërsa tashme ne loje futet edhe Prokuroria për te parandaluar këtë fenomen ne futbollin shqiptar. Gjate muajve te fundit drejt federatës shqiptare te futbollit kane ardhur ne mënyrë sistematike raporte te UEFA për ndeshje te superliges qe dyshohen si te trukuara. Sinjalizimet vinin nga sistemi i zbulimit te mashtrimeve te basteve BFTS. Ky sistem monitoron paratë e luajtura për ndeshje të caktuara dhe lëvizjet e koeficienteve që, sipas specialistëve, sjell përcaktimin përfundimtar nëse një ndeshje është e fiksuar apo jo. Deri tani nuk ka pasur asnjë konkluzion edhe pse FSHF krijoi edhe komisionin e etikes.

Legal Services Director of UEFA Pier Kamy has completed his visit to Tirana with the agreement reached with the Albanian general prosecution for a joint investigation of suspected cases for games as far-fetched in the Superliga. Goal, the fight against fixing and manipulation of results, and present the prosecution introduced the game to prevent this phenomenon in Albanian football. During the last months to Albanian football federation have come systematically reports to UEFA Super League match was suspected of manipulating. Signals coming from the system of betting fraud detection BFTS. This system monitors the money for certain matches played and the movements of coefficients that, according to specialists, bringing the final determination if a match is fixed or not. Until now there has been no conclusion although FSHF created the ethics committee.