Policia maqedonase ka ngritur padi penale për veprën terrorizëm ndaj pesë shqiptareve , të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovcë të Shkupit. Ministrja e Brendshme Gordana Jankulovska tha sot në një konferencë për mediat, se vrasjet janë kryer nga tre persona, ndërsa dy të tjerë kanë qenë bashkëpunëtorë.
Sipas Jankullovskes, tre prej pesë personave që dyshohet se kanë kryer veprën, janë kapur në aksionin "Monstrum", ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim. Jankullovska nuk komentoi nëse ndonjëri nga të arrestuarit, ka pranuar krimin, ndërsa sqaroi versionin e policisë se si është kryer vrasja e pesëfishtë. "Sipas asaj që dimë deri tani, tre të arrestuarit, rreth orës 20:00 të 12 prillit, në vendin e quajtur 'Liqeni i Smilkovcës', kanë vrarë pesë djemtë. Më pas ata janë larguar nga vendngjarja me automjetin e tipit "Opel Omega" ngjyrë të kuqe. Me këtë makinë ata kanë shkuar në afërsi të vendit të quajtur "Vrazhi Vir" dhe më pas e kanë braktisur." KA thënë ne fjalën e saj Jankullovska. Ndërkohë, sa u përket 15 personave të tjerë të arrestuar, Jankulovska është shprehur se ata kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, duke u siguruar strehim, si dhe kalim ilegal të kufirit në drejtim të Kosovës. Ndërkohë, edhe pse ende nuk ka përfunduar procesi hetimor, prokurori i përgjithshëm maqedonas Lubço Shvërgovski ka thënë se do të kërkojë dënim maksimal për autorët e veprës së pesëfishtë.
Macedonian police have filed criminal charges against five Albanian terrorism act on suspicion of killing Smilkovcë fivefold in Skopje. Interior Minister Gordana Jankulovska said today at a media conference that the murders were committed by three persons, while two others have been collaborators.
According Jankullovskes, three of five people who allegedly committed the act, are caught in the action "monster" while two others are still looking. Jankulovska not comment if any of those arrested, admitted the crime, and explained how the police version of the quintuple murder was committed. "According to what we know so far, three arrested at about 20:00 to 12 April, at a place called 'Lake Smilkovcës', killed five boys. Then they are removed from the scene by vehicle type "Opel Omega" red. With this machine they go near the place called "Vrazhi Vir" and then left. "Said in her speech Jankulovska. Meanwhile, with regard to 15 other persons were arrested, Jankulovska said that they have helped the alleged perpetrators of the event, providing housing, and illegal border crossing towards Kosovo. Meanwhile, although not yet completed the investigative process, the Macedonian general prosecutor Ljubco Shvërgovski said he would seek the maximum punishment for the perpetrators of the quintuple.