Fatos Nano, një portret i paautorizuar.
http://www.vizionplus.tv
http://www.facebook.com/vizionplustvpage
Një depërtim në portretin e Fatos Nanos, liderit historik të Partisë Socialiste.
Trajektorja e karrierës së tij, qysh prej vitit 1990 dhe largimit nga drejtimi i partisë që reformoi vetë, në vitin 2005.
Pretendimi dhe ambicja e kahershme për të qënë kandidati konsensual për postin e Presidentit të Republikës.
Të gjitha këto në një dokumentar pamjesh të rralla të aksionit politik, të arritjeve, por dhe të dështimeve, të një prej figurave kresore të PS-së, për më shumë se një dekadë e gjysmë, Fatos Nanos, të përgatitur nga gazetari Andi Bushati.