Në vijim të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të filmit dokumentar "Besa", me producente Johanna Neumann, në Muzeun e Kujtesës së Holokaustit, në Uashington. Dokumentari i Neumann, e cila është një nga të mbijetuarat e Holokaustit dhe që gjatë Luftës së Dytë Botërore u ndihmua nga një familje shqiptare për t'i shpëtuar terrorit nazist, është një homazh për virtytet e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve. Si mirënjohje për nxjerrjen në pah të virtyteve fisnike të shqiptarëve, Berisha i dorëzoi zonjës Neumann çmimin e mirënjohjes akorduar nga Bashkia e Tiranës. "Holokausti ishte bazuar në ideologji dhe ajo çfarë ishte tragjedia më e madhe është pjesëmarrja e madhe në aktin më jo human që njerëzimi ndoshta ka njohur. Për këtë i jam shumë mirënjohës kombit tim, për atë që shqiptarët bënë, por mendimi im shkon edhe për popullin hebre, të cilët ia besuan jetën e tyre bashkëqytetarëve të mi. Falënderimi im shkon për qytetarët shqiptarë, të cilët i mbrojtën e strehuan hebrenjtë, duke mos marrë pjesë në këtë gjueti të tmerrshme dhe ruajtën vlerat njerëzore, sepse asgjë nuk e ndalonte makinerinë naziste të shfarosjes së jetës se njerezve edhe të fëmijëve, të moshuarve"është shprehur Neumann. Prej disa ditësh, kreu i qeverisë ndodhet në SHBA, ku ka zhvilluar takime me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton, senatorë, etj.
Following his visit to the United States of America, Prime Minister Sali Berisha attended the ceremony of presentation of the documentary film "Besa", with producer Johanna Neumann, in memory of the Holocaust Museum in Washington. Neumann's documentary, which is one of the survivors of the Holocaust and World War II was facilitated by an Albanian family to escape Nazi terror, is a homage to the virtues of Albanians rescue Jews. As gratitude to highlight the noble virtues of the Albanians, Berisha handed Mrs. Neumann Prize awarded recognition by the Municipality of Tirana. "The Holocaust was based on ideology and what was the biggest tragedy is the biggest turnout in the most inhumane act that humanity has probably known. For this I am very grateful to my nation, for what the Albanians did, but my thought goes to the Jewish people who were trusted their lives to my fellow citizens. My praise goes to the Albanian citizens, who defended the Jews escaped, not taking part in this terrible hunt and preserved human values??, because nothing can stop the machinery of the Nazi extermination of life of people and children, the elderly "is Neumann said. For several days, the head of government is located in the U.S., where he held meetings with Secretary of State Hillary Clinton, senators, etc..