Ish-zv/drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Sokol Hasani vijon serine e denoncimeve për abuzimet, sipas tij me legalizimet e ndërtimeve pa leje. Sipas Hasanit shkeljet nuk janë bere vetëm për objekte te veçuara, por edhe për blloqe te tera. Ai deklaron, se bizneset e rrugës "Myslym Shyri" te ngritura ne katet e para te pallateve, janë regjistruar për tu legalizuar si banesa. Ne këtë mënyre, ato do te llogariten me çmimin e favorizues te shtëpive dhe jo me çmimin e tregut për biznese. Pas publikimit për disa dite radhazi nga Vizion Plus te denoncimeve te Hasanit për skandalin e legalizimeve, debati ka shkuar edhe ne dyert e Kuvendit te Shqipërisë. Nënkryetari i grupit te PS Erjon Braçe, ka kërkuar nisje te kontrollove nga KLSH, për atë qe ai e cilësoi si një krim te madh, qe vetëm tani po del ne sipërfaqe, por qe i ka kushtuar buxhetit te shtetit dëme te pallogaritshme ekonomike. Ndërkohë i kontaktuar nga Vizion Plus drejtori aktual i ALUIZNI-t Ardian Kollozi ka pohuar, se nuk do te ketë një reagim te tij për sa kohe çështja është ne hetim. Por ai ka theksuar se procesi do te jete transparent dhe se po vendos ne dispozicion te organit te hetimit çdo informacion dhe dokumentet përkatëse për kallëzimet e bëra nga Sokol Hasani. Ky i fundit ka depozituar katër materiale me objekte dhe fakte konkrete mbi te cilat bazon akuzat, se procesi i legalizimeve është shfrytëzuar ne mënyre korruptive nga drejtues te këtij institucioni. Ai tregon skemën e abuzimeve me tjetërsim te objekteve te ndërtuara pa leje, zmadhim te sipërfaqeve për legalizim dhe regjistrim te ndërtesave, përtej afatit te lejuar nga ligji, pra viti 2006.
General Ish-zv/drejtori ALUIZNI Sokol Hassan follows the series of denunciations of abuses, according to its legalization of illegal construction. According to Hasan violations are not made ??only for isolated objects, but also for whole blocks. He declares, that the way businesses "Myslym Shyri" perched high on the first floors of buildings, have registered to be certified as a residence. In this way, they will be calculated at the price of houses and not favorable to the market price for businesses. Following the publication for several consecutive days from the reporting, Vision Plus Hasan scandal legalization debate has gone on the doors of Parliament. Deputy SP group Erjon Brace, start the inspections requested by the SAI, for what he described as a great crime, that are only now coming to the surface, but that has cost the state budget of incalculable economic damage. While contacting the Vision Plus current Director of Ardian ALUIZNI Kollozi has said it will not have a reaction to his time as the matter is under investigation. But he stressed that the process will be transparent and that is put at the disposal of the body of investigation any information and documents for making complaints made ??by Sokol Hasan. The latter has filed four materials with objects and facts on which bases its allegations that the legalization process ...