Një numër i vogël i qytetaresh kosovare i është bashkuar thirrjes për një proteste paqësore, kundër terrorizmit, e cila mori shkas pas ngjarjeve te fundit ne veri te Kosovës. Ndryshe nga protestat e tjera, këtë here nuk pati as parrulla, as thirrje dhe as fjalime përveç motos "Stop terrorizmit. Protestuesit kane kërkuar vendosjen e rendit dhe ligjit ne veri te Mitrovicës ku shume shqiptare po largohen se fundmi për shkak te frikës nga sulmet me mjete shpërthyese. Ne këtë proteste e cila zgjati rreth një ore morën pjese edhe përfaqësues te Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
A small number of Kosovo citizen has joined the call for a peaceful protest against terrorism, which took occasion after recent events in northern Kosovo. Unlike other protests, this time there were no slogans, no call and no speeches except the slogan "Stop terrorism. Protesters have demanded law and order in northern Mitrovica, where many people are leaving lately due to fear of attacks with explosive devices. In this protest, which lasted about an hour and attended by representatives of the Kosovo Democratic League Party and Self-Determination Movement.