Me fillimin e reshjeve korporata elektroenergjitke ka stakuar hidrocentralin e Fierzës dhe është duke punuar me kapacitet të plotë për të përmbushur nevojat e vendit vetëm me atë të Komanit dhe Vaut të Dejës. Sipas KESH, Fierza po mbahet e fikur në mënyrë që të krijohen rezervat hidrike për muajt e verës dhe që të shmangë importin për këtë stinë.
Prurjet në hidrocentrale gjatë javës së fundit janë rritur ndjeshëm duke bërë që niveli në Fierzë të arrijë afërsisht 285 metra, rreth 10 metra larg pikës kritike ku KESH është i detyruar që të bëjë shkarkime ndërkohë që prurjet janë mesatarisht 600 metra kub në sekondë. Niveli i Komanit është 174 metra ndërkohë që prurjet aty arrijnë 430 metra kub për sekondë, ndërsa që vau i dejës është në nivelin e 75 metrave me prurje anësore 130 metër kub për sekondë. Konsumi i energjisë gjatë këtyre ditëve ka shkuar 20 milionë kilovat orë në ditë. KESH po prodhon 14 milionë kilovat orë në ditë ndërkohë që importi i energjisë nga korporata elektroenergjitke dhe kompania e shpërndarjes CEZ është 7 milonë kilovat orë.
With the onset of precipitation elektroenergjitke corporation has disengaged Fierza power plant and is working at full capacity to meet local needs only to that of Koman and Vau Deja. According to AEC, Fierza is kept turned off in order to create reserves for hydro and summer months to avoid the import of this season.
Flows in the plants during the last week have increased significantly causing Fierze level reaches approximately 285 meters, about 10 meters away from the critical point where the AEC is required to make weekly while the feeds are on average 600 cubic meters per second. Koman level is 174 meters while it flows reach 430 cubic meters per second, while that of Vau i Dejes is at 75 meters with lateral flow 130 cubic feet per second. Energy consumption during these days has gone 20 million kilowatt hours per day. AEC is producing 14 million kilowatt hours per day while the import of energy from the corporation elektroenergjitke and distribution company CEZ is 7 millions of kilowatt hours.