Kryeministri Sali Berisha ka shprehur ambicien për përfshirjen e Shqipërisë ne gjurmën e projektit te madh gazsjellës "TAP". Gjate një forumi me biznesin dhe investitorët e huaj, kreu i qeverise deklaroi se do te beje te gjitha përpjekjet qe gazsjellësi te kaloje edhe nga vendi ynë për te përfituar nga kjo situate, por dhe interesimi i kompanive te huaja. Sipas kryeministrit, Shqipëria ka potenciale te mëdha ne energjetike dhe hidrokarbure. Pasi ftoi investitorët te financojnë ne këta sektorë te rëndësishëm, kreu i qeverise u premtoi lehtësira fiskle duke kundërshtuar propozimin e opozitës për vendosjen e taksës progresive. Ne forumin me investitorët e huaj Berisha deklaroi se "Albpetrol" është ne fazën e privatizimit dhe kompanisë qe do ta blejë do ti jepet dhe leja e shfrytëzimit. Sa i përket energjetikes, deri tani janë dhënë për ndërtim 320 hidrocentrale dhe janë ende ne treg kaskada e Osumit dhe Vjosës.
Prime Minister Sali Berisha has expressed his intention to include Albania in major toll project pipeline "TAP". During a forum with business and foreign investors, the head of government said it would make all efforts to pass pipeline from our country to benefit from this situation, but the interest of foreign companies. According to Prime Minister, Albania has great potential in energy and hydrocarbons. Once we invited investors to fund these important sectors, the head of government facilities fiskle promised by the opposition rejected the proposal to establish progressive tax. Forum with foreign investors Berisha declared that "Albpetrol" is in the stage of privatization and the company that will buy will be given and permission of use. Regarding energy, up to now are given for 320 hydropower construction and are still in the market and Vjosa Osumi cascade.