Arrestohet shefi i krimeve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Dyshohej se favorizonte persona te hetuar për krime te ndryshme duke u mbyllur çështjet ne këmbim te te hollave, dhe është prangosur nga koleget e tij. Bëhet fjale për ish-shefin e krimeve te komisariatit numër 1 në Tiranë Fatos Goxhaj, i cili është arrestuar ditën e sotme nen akuzën e korrupsionit duke shpërdoruar detyrën. Arrestimi i Goxhaj erdhi pas një hetimi disa mujor nga ana Shërbimit të Kontrollit te Brendshme të Ministrisë së Brendshme dhe Task Forcës në Prokurorinë e Tiranës. Burime nga prokuroria kane beret e ditur se Goxhaj është hetuar për vitin që ka ushtruar detyrën si shef krimesh në Komsiariatin numër 1, nga fundi i vitit 2010 deri në prill të vitit 2012. Shefi i krimeve akuzohet se te paktën ne dy raste ka përfituar para në këmbim të mbylljes së çështjeve kriminale. Operacioni për kapjen e tij u krye pak pas mesditës pas masës së arrestit të dhënë nga gjykata e Tiranës. Ndërkohe qe tre dite më parë Goxhajt i ishte komunikuar masa e ndryshimit të postit, dhe pritej transferimi i tij në Komisariatin e Përmetit.

Favored persons suspected of crimes to investigate various issues being closed in exchange for money, and was shackled by his colleagues. It is the former chief of Police Station No. 1 crime in Tirana Fatos Goxhaj, who was arrested today on charges of corruption, abuse of office. Goxhaj arrest came after a several month investigation by the Internal Audit Service of the Ministry of Interior and Prosecution Task Force in Tirana. Sources from the prosecution have made ??known that Goxhaj was investigated for having held office as chief of crimes in Komsiariatin number 1, in late 2010 to April 2012. Chief charged with crimes in at least two occasions has received money in exchange for closing criminal cases. The operation to capture him was conducted shortly after noon after the measure of arrest issued by the Court of Tirana. While you three days ago was Goxhaj communicate measures the change of office, and his expected transfer from Permet Station.