Pro e kundër varrezave murale - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 15

1.5 hektarë toke i duhen çdo vit Bashkise se Tiranes për te përballuar varrimin e rreth 3 mije banoreve qe ndahen nga jeta përgjatë kësaj periudhe. Duke shprehur pamundësinë për gjetjen e sipërfaqeve te reja te tokës, drejtuesit e Bashkise kane rihedhur për diskutim ndërtimin e varrezave murale. Gjate një tryeze me përfaqësues te komuniteteve fetare dhe drejtues te shoqatës "Tirana", nënkryetari i Bashkise, Edmond Panariti, është shprehur se ndërhyrja do te behet vetëm tek varret e vjetra, mbi 40-vjeçare. Ashtu si dhe me herët, komuniteti me i madh fetar, ai mysliman është shprehur kundër varrezave murale. Kreu i myslimaneve, Selim Muca, ka shpjeguar se varrezat me kate janë te papranueshme nga ana fetare. Ndërsa te krishterët edhe pse me fe i pranojnë varrimet murale, kane kërkuar nga Bashkia gjetjen e sipërfaqeve te reja te tokës dhe krijimin e varrezave private. Sipas klerikëve te krishtere, por dhe drejtuesve te shoqatës "Tirana" kjo forme do te shmangte edhe abuzimet e Bashkise, ku për një vend ne varreza sot paguhen nen dore te paktën 50 mije leke te rinj. Debati i sapo nisur për ndërtimin e varrezave murale pritet te përfshijë eksperte te urbanistikes dhe qytetare te Tiranes. Aktualisht ne Tirane janë dy varreza publike, Tufina dhe Sharra, ku kjo e fundit zyrtarisht është deklaruar e mbyllur.

1.5 hectares of land are needed each year the Municipality of Tirana to meet the burial of about three thousand inhabitants down their lives during this period. Expressing inability to find new areas of land, managers have rihedhur Hall for discussion of the cemetery wall construction. During a roundtable with representatives of religious communities and leaders of the association "Tirana", Deputy Mayor, Edmond Panariti, said that the intervention will be only the old graves, over 40-years. As earlier, the largest religious community, he said Muslims against the cemetery wall. Top of Muslims, Selim Muca, explained that the cemetery with the floors are unacceptable from the religious side. While the Christians even though the religion admit mural burials, have asked the Municipality of finding new land surfaces and the creation of private cemeteries. According to Christian clergy, but the directors of the association "Tirana" this form will also avoid the abuses of City Hall, where for a place in the cemetery today paid bribes to at least 50 thousand new lek. The debate is just starting to build the cemetery wall is expected to include urban planning experts and citizens of Tirana. Currently in Tirana are two public cemeteries, Tufina and Sawmill, where the latter was officially declared closed.

Free Traffic Exchange