Rama: Mandati, peng i qeverise - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Kryetari i PS, Edi Rama, akuzon mazhorancën, se për interesa të pushtetit, po mban peng mandatin e ish-deputetes Rudina Seseri. Duke bërë përgjegjës Kuvendin, Rama pohoi se një zvarritje e tillë po behet dhe për të tjera mandate të institucioneve ne vend. Edi Rama i është përgjigjur edhe aleatëve Gjinushi, Ndoka e Milo, që akuzuan PS se nuk ka marre parasysh propozimin për ndryshim te sistemit zgjedhor. Sipas Rames është Partia Demokratike ajo qe nuk pranon te ndryshoje sistemin. Lideri i opozitës, pohoi se reforma nuk mund të bllokohet për shkak të ndryshimit të sistemit , duke paralajmëruar gatishmërinë për të ndërruare një tjetër hap në favor të aleatëve. Kryetari i PS foli edhe për krizën ne sektorin energjetik, duke bërë publik dështimin sipas tij te sistemit energjetik ne vend. Në kushtet e një gjendje të rënduar, Rama tha se qytetaret po paguajnë kostot e një privatizimi të padrejte nga qeveria.

PS leader Edi Rama accuses the majority, that the interests of government, is holding hostage the mandate of former MP Rudina Seseri. By making responsible Assembly, Rama claimed that such a delay is made ??and other terms of the institutions in the country. Edi Rama has responded to the allies Gjinushi, Ndoka of Milo, who accused the SP that did not take into account the proposal to change the electoral system. According to Rama is what the Democratic Party refuses to change the system. Opposition leader claimed that the reform can not be blocked due to system change, warning of readiness to change a step in favor of the Allies. PS leader spoke about the crisis in the energy sector, making public its failure by the energy system in the country. In terms of a grave condition, Rama said that the citizens are paying the costs of an unjust privatization by the government.