Opozita akuzoi institucionin për mbrojtjen e te dhënave personale se ka përdorur standarde te dyfishta ne zbatimin e ligjit. Taulant Balla iu referua rastit kur kandidati për kryetar Bashkie, Lulzim Basha, nuk u penalizua, edhe pse sipas tij, kishte përdorur te dhënat personale te shtetasve duke dërguar sms urimi gjate fushatës elektorale. Ndërsa deputetja Albana Vokshi ngriti shqetësimin se media kishte keqpërdorur te dhënat e saj personale, por reagimi i komisioneres ishte se nuk kishte asnjë denoncim. Kryetari i Komisionit Ditmir Bushati, megjithe votën pro ndryshimeve ne ligj tha se mbetej dyshues ne zbatimin e tij. Një nder amendimet thelbësore është 10-fishimi i gjobave për subjektet qe keqpërdorin te dhënat personale.
The opposition accused the institution for the protection of personal data that has used double standards in law enforcement. Taulant Balla referred the case when the candidate for mayor, Lulzim Basha, was not penalized, although according to him, had used the personal data of citizens sending congratulatory message during the campaign. While Vokshi MP raised concerns that the media had misused her personal data, but the commissioner's reaction was that there was no denunciation. Commission Chairman Ditmir Bushati, despite his vote for changes in law said he remained skeptical in its implementation. A substantial amendment is among 10-fold increase in fines for entities that misuse personal data.