Një ditë pas lirimit të dy policëve kosovarë, të arrestuar të shtunën nga autoritetet serbe në Mërdarë, KFOR po vijon hetimet mbi rrethanat e arrestimit, por pa dhënë detaje për procesin. Zyrtarë të këtij misioni në Kosovë janë shprehur se KFOR është angazhuar për ta zgjidhur në mënyrë profesionale këtë mosmarrëveshje dhe se është përgjegjësi e tij për të përcaktuar se kur kemi të bëjmë me shkelje të vijës administrative e kufitare, siç pretendon pala serbe. Ndërkohë, edhe ministri Brendshëm kosovar, Bajram Rexhepi, ka shprehur bindjen se gjithçka lidhur me incidentin e së shtunës do të qartësohet në raportin zyrtar të KFOR-it. Menjëherë pas lirimit dy policët kosovarë, Shukri Binaku e Sami Beqiri u morën ne pyetje ne Drejtorinë e Policisë kufitare dhe me pas, bashke me eksperte te KFOR-it dhe te EULEX --it, shkuan ne vendngjarje për te verifikuar vendin dhe mënyrën e arrestimit te tyre nga forcat serbe. Ata nuk kane preferuar te flasin për mediat. As familjarët e dy policëve të arrestuar të shtunën, nuk kanë preferuar të bëjnë shumë komente për këtë çështje, por thjesht kanë treguar për "Vizion Plus" se ende nuk e kanë kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.
One day after the release of two Kosovar police officers, arrested Saturday by Serbian authorities in Merdare, KFOR is continuing investigations into the circumstances of the arrest, but without giving details about the process. Officials of this mission in Kosovo said that KFOR is committed to resolve this dispute in a professional manner and that is his responsibility to determine when we are dealing with administrative violations of the boundary line, as the Serbian party claims. Meanwhile, the Kosovo Interior Minister Bajram Rexhepi, expressed the conviction that everything about Saturday's incident will be clarified in an official report of KFOR. Subsequently the two Kosovar police, Shukri Binaku Beqiri Sami were questioned in the Directorate of Border Police and later, together with experts from KFOR and EULEX, went to the scene to verify the location and manner of arrest them from Serbian forces. They have preferred not to speak to the media. As families of two police officers arrested on Saturday, have preferred not to make more comments on this issue, but simply show the "Vision Plus" that still have not understood what really happened.