Intervista - 28 mars 2012 - Vizion Plus - Interviste

2015-11-22 0

Zgjedhja e presidentit te ri duhet te ule ne një tryeze liderin e maxhorances Berisha dhe atë te opozitës Edi Rama. Sekretari për çështjet zgjedhore ne PS, Damian Gjiknuri, ne emisionin "Intervista" ne "Vizion Plus", ka deklaruar se kreu i shtetit duhet te jete produkt i një dialogu te gjere politik dhe një takim mes dy liderëve kryesore do te ishte produktiv. Duke iu referuar reformës elektorale, bashkëkryetari i komisionit Gjiknuri ka theksuar se ekziston vullneti për një numërim dhe identifikim elektronik te zgjedhësve, ndërkohë qe ende nuk ka një formule për KQZ. Gjiknuri ka denoncuar edhe vonesën e shqyrtimit te dekretit te presidentit për emërimin e Artan Zenelit ne Gjykatën e Larte. Sipas tij, vonesa prej 8 javësh e shqyrtimit te dekretit presidencial është skandaloze, ashtu siç është antikushtetuese vonesa ne zëvendësimin e mandatit te Rudina Seserit.

Free Traffic Exchange