Vritet arketarja e bankës - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Ka përfunduar tragjikisht tentativa për grabitjen e një filiali banke ne Tirane. Arkëtarja 45-vjeçare Eleonora Kaloshi si dhe roja i sigurisë Skënder Elmazi 53 vjeç janë qëlluar ne mes te ditës nga një grabitës, ne tentativën për te vjedhur bankën. Por ndërsa 45-vjeçarja ka ndërruar jete pak minuta me vone ne spital, 53-vjeçari elmazi ndodhet ende ne gjendje kritike. Sipas policisë ka qene ora 15:00 kur një person ende i paidentifikuar ka hyre ne ambientet e filialit qe ndodhet ne zonën e "Xhamllikut" dhe me pas, nen kërcënimin e një pistolete, i ka kërkuar arkëtares Kaloshi te dorezoje paratë. Përgjigja e kësaj te fundit, qe te priste sa te hapte kasën, duket se e ka sjelle reagimin e ashpër te grabitësit, i cili ka qëlluar disa here mbi gruan. Pas krismave ka reaguar roja e sigurisë Skender Elmazi, i cili ne përpjekje për te neutralizuar grabitësin ka mbetur edhe vete i plagosur. Ndonëse nuk ka mundur te marre asnjë shume qe ndodhej ne arke, personi i armatosur është larguar me shpejtësi nëpërmjet një tuneli mes pallateve ne zone. Dhjetëra forca policie, mes te cilëve dhe drejtues te larte te saj, kane mbërritur ne vendngjarje duke marre ne pyetje te gjithë dëshmitaret okulare. Agjentet kane sekuestruar menjëherë edhe kamerat e sigurisë se bankës, nga filmimet e te cilave pritet te mësohet pamja e kriminelit dhe dinamika e ngjarjes. Deri me tani dyshohet se autori i krimit te rende është një përdorues i lendeve narkotike. Edhe një vit me pare ky filial është bere pre e grabitjes, por ne atë kohe, nuk pati te lënduar. Grabitjet e bankave, te pikave te basteve sportive, supermarketeve madje dhe personave ne rruge, janë shtuar frikshëm qe nga viti i kaluar, jo vetëm ne Tirane, por edhe ne qytetet e tjera te mëdha.

Ended tragically attempted robbery of a bank branch in Tirana. 45-year-old Eleonora treasurer Kaloshi and security guard 53 years Skender Elmazi were shot in broad daylight by a robber, we attempt to steal bank. But while 45-year-old died minutes later in hospital, 53-year-old Elmazi is still in critical condition. According to police was 15:00 pm when a still unidentified person entered the premises of the subsidiary is located in the area of "Xhamllikut" and then, under threat of a pistol, has asked to submit arkëtares Kaloshi money. The answer to this last, to cut it to open its beams, seems to have brought the harsh reaction of the robbers, who shot his wife several times over. After shooting the security guard reacted Skender Elmazi, which we attempt to neutralize the robber has left him wounded. Although he could not take any more that was in cash, the armed man sped off through a tunnel between buildings in the area. Dozens of police forces, between whom and her senior, had arrived at the scene by interrogating all eyewitnesses. Agents have seized immediately and that the bank's security cameras, the footage of which is expected to learn the appearance of the criminal and the dynamics of the event. So far the suspected perpetr...

Free Traffic Exchange