Stefan Fyle viziton Kosovën - Vizion plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle ndodhet në Kosovë, ku ka hapur zyrtarisht procesin e studimit të fizibilitetit për Kosovën. Fyle tha se vizita e tij në Prishtinë shënon zyrtarisht fillimin e studimit të fizibilitetit. Fyle foli gjatë aktit të themelimit të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, i cili do të funksionojë nën udhëheqjen e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga. "Ky studim do të bëjë një përfshirje të vlerësimeve lidhur me arritjet e Kosovës. Këtë vit ne dëshirojmë të bëjmë një përparim vendimtar për vizat, tregtinë dhe pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së," u shpreh ai Në këtë aspekt, komisioneri i BE kërkoi që Kosova të ketë parasysh sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufijve dhe migrimin. Fyle apeloi politikën kosovare që të ndjeke një axhendë politike gjithëpërfshirëse për veriun dhe kërkoi nga të gjitha subjektet politike ta mbështesin këtë. Nga ana tjetër, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se integrimi evropian, krahas bashkëpunimit dhe miqësisë me SHBA-të, është jetik për Kosovën. Këshilli për Integrim Evropian ka për synim koordinimin e veprimeve në lidhje me këtë proces. Ai do të udhëhiqet nga presidentja Jahjaga, ndërkaq si qëllim ka edhe krijimin e një platforme kombëtare për integrimet.

Commissioner for Enlargement of the European Union, Stefan Fule situated in Kosovo, which officially opened the feasibility study process for Kosovo. Fule said that his visit to Pristina officially marks the start of the feasibility study. Fule spoke during the charter of the National Council for European Integration, which will function under the leadership of president of Kosovo, Atifete Jahjaga. "This study will make an assessment regarding the inclusion of Kosovo's achievements. This year we want to make a decisive breakthrough on visas, trade and participation in EU programs, "he said in this regard, the EU commissioner urged that Kosovo will have regard to the security of documents, border management and migration . Fule called Kosovar politics to pursue a comprehensive policy agenda for the north and urged all political parties to support this. On the other hand, the President of Kosovo, Atifete Jahjaga, said that European integration, cooperation and friendship along with the U.S., is vital for Kosovo. Council for European Integration aims at coordinating actions with respect to this process. It will be led by President Jahjaga, and as the purpose of the creation of a national platform for integration.