Ambasadori grek per çamet - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 5

Kryediplomati helen ne Tirane, Nikolaos Pazios, ka komentuar për here te pare ndalimin qe u behet ne kufi çameve, qe udhëtojnë nga Shqipëria ne Greqi. I ftuar ne emisionin "Dita Ime" ne "Vizion Plus", ambasadori tha se refuzimi i hyrjes lidhet thjesht me problematiken ne dokumentacion.
"Edhe pse kemi regjimin e lëvizjes pa viza, nga ana tjetër nuk mungojnë kushtëzimet për këtë lëvizje. Rrjedhimisht, kur flasim për heqjen e vizave janë ne fuqi disa rregulla dhe ato varen nga dokumentet e identifikimit. Kur ne këto dokumente nuk ka probleme, atëherë edhe për shtetasit qe i disponojnë nuk ka probleme ne lëvizjen drejt Greqisë," shprehet Pazios. Qe prej liberalizimit te vizave, dhjetëra shtetas me origjine çame janë ndaluar te hyjnë ne Greqi, me argumentin se ne pasaporte shënohet vendlindja Çamëri, toponim qe nuk njihet zyrtarisht prej Athinës zyrtare. Ambasadori ka komentuar përmes një gjuhe te kujdesshme, edhe mosnjohjen ende prej Athinës zyrtare te shtetit kosovar. Ai la te kuptohet se nuk mund te hiqen paralele mes 5 shteteve evropiane qe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, pasi Greqia është disa hapa para tyre. "Janë disa vende qe nuk e kane njohur Kosovën dhe çdo vend ka arsyet e veta. Ka edhe një mendim tjetër qe nuk ka lidhje me Kosovën direkt, por me atë qe njihet ne gjuhen diplomatike, si arkitekture e re e shteteve te Ballkanit. Nëse ne praktike nuk gjenden e zbatohen zgjidhje te pranueshme nga te gjithë, do krijohen probleme te tjera. Por me humor po them: pse i drejtohet Greqisë pyetja se pse nuk e njeh shtetin e Kosovës, me shpesh se vendeve te tjera? Ne jemi nder vendet e para qe kemi prezence ne Kosovë dhe kemi realizuar shume vizita, e unë besoj se kjo do te thotë diçka apo jo?!" " deklaroi diplomati grek.

Helen top diplomat in Tirana, Nikolaos Pazios, commented for the first time that the ban was made ??at the border Chams, traveling from Albania to Greece. I called the show "My Day" in "Vision Plus", the ambassador said that the refusal of entry relates simply to the problems encountered in the documentation.
"Even though we have visa-free regime, on the other hand lack the conditions for this motion. Consequently, when we talk about lifting the visa regime in force some rules and they depend on identification documents. When in these documents has not, then even for citizens who posses no problems in moving to Greece, "says Pazios. Since liberalization of the visa, dozens of national origin are forbidden to enter Cham in Greece, arguing that the passport marked the birthplace Çameria toponym was not officially recognized by the official Athens. Ambassador commented through a careful language, yet ignorance of the official Athens Kosovar state. He implied that they could not draw parallels between five European countries that do not recognize Kosovo's independence, because Greece is several steps ahead of them. "There are some countries that have not recognized Kosovo, and each country has its reasons. Another opinion has n...

Free Traffic Exchange