Xhamia e re, debat për sheshin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Kjo është hapësira ku do te ndërtohet Xhamia e Madhe e Tiranes. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Gazmend Aga, tregon për "Vizion Plus" detajet e këtij vendimi qe u mor te martën nga komisioni për realizimin e objektit, pranë Bashkise se kryeqytetit. Sipas Agës, toka e njohur si namazgjaja, ose ndryshe vendi i faljes, pranë ndërtesës se parlamentit, është territori i duhur për ndërtimin e xhamisë, e cila ne kohen e Rames u mendua te realizohej prapa Pallatit te Kulturës. Nënkryetari i myslimaneve shton se përveç këtij trualli prej 6 mije metrash katror ata mund te blejnë edhe me shume truall nga pronaret qe zotërojnë pjesën tjetër ngjitur. Edhe pse nënkryetari i komunitetit mysliman shton se ne projektin e xhamisë se re do te ruhet hapësira e gjelbër, reagimet kundër nuk kane munguar. Arkitekti Artan Shkreli deklaron se ky vendim i Bashkise është shkatërrimi i radhës se kryetarit Basha, duke shkelur planin rregullues te Tiranes dhe hequr një tjetër hapësire publike. Zona prej 6 mije metrash katror iu kthye komunitetit mysliman, para zgjedhjeve te 8 Majit nga kryeministri Berisha. Ndërtimi i xhamisë ishte dhe një nga premtimet e kryebashkiakut Lulzim Basha për komunitetin mysliman.

This is the area where they will build the Great Mosque of Tirana. Vice President of the Muslim Community, Gazmend Aga indicates "Vision Plus" details of this decision that was made Tuesday by the commission for the realization of the building, near City Hall capital. According to Aga, the land known as namazgjaja, or otherwise place of prayer, near the parliament building, is the territory of the right to build the mosque, which at the time of Rama was thought to be completed behind the Palace of Culture. Muslim deputy added that apart from this land of 6 thousand square meters they can buy even more land from owners who own the rest glued. Although the deputy added that the Muslim community in the new mosque project will preserve green space, there have been reactions against. Artan Shkreli architect declares that the decision of the Municipality is the destruction of the order of the President Basha, violating the regulatory plan of Tirana and removed another public space. Area of 6 thousand square meters turned Muslim community before the May 8 elections by Prime Minister Berisha. Construction of the mosque was one of the mayor's promises to the Muslim community Lulzim Basha.