Pas agresionit barbar ndaj nxënësve shqiptar ne fshatin Çiflig te Shkupit, një tjetër incidentit me sfond etnik është shënuar ne Maqedoni. Organizata kristiane ne këtë vend ka publikuar një video ne internet ku shihen dy persona qe djegin flamurin shqiptar si dhe poshtë videos shkruhen disa thirrje raciste ne te cilat thuhet:
"Mos luani me jetët tuaja dhe me jetët e fëmijëve tuaj. Sepse ka ardhur fund i myslimaneve shqiptare dhe i besimit te tyre... apo Djegie... Djegie ... Myslimaneve. Shikoni.. Shikoni... Myslimane... Ky është flamuri juaj". Ende nuk ka patur asnjë reagim te klasës politike për këtë video me fyerje fetare për shqiptaret. Ndërkohe lidhur me ngjarjen ne fshatin Çiflig ka reaguar edhe komisioni evropian. Duke folur nga Brukseli, zëdhënësi i ke, Peter Stano tha unioni pret hetim te plote për këtë ngjarje. Komisioni evropian është kundër dhunës dhe i kërkon te gjithëve te respektoje sundimin e ligjit. Ne jemi te shqetësuar për faktin se disa persona janë te plagosur ne këtë incident. Po ndjekim nga afër situatën e sigurisë ne këtë vend. Autoritetet lokale po e hetojnë këtë çështje dhe ne po e ndjekim këtë hetim. Ne kemi besim te klasa politike atje se do te dite te menaxhojnë situatën. Ne i mbështesim edhe deklaratat e politikaneve sepse shprehin vullnet për sundimin e ligjit ne vend. Brenda pak kohesh ne Maqedoni janë shënuar një seri incidentesh me prapavije etnike, duke shtuar rrezikun e prishjes bashkëjetesës me shqiptareve dhe maqedonasve.
After the barbaric aggression against Albanian students in Skopje village feud, another ethnic background incident is recorded in Macedonia. Christian organizations in this country has issued an Internet video showing two Albanian flag was burned down and write some call racist video in which it states:
"Do not play with your lives and the lives of your children. Because there come the end of the Albanian Muslims and their faith ... or Combustion ... Combustion ... Muslims. Look .. Look ... Muslim ... This is your flag. "There has been no reaction to the political class to this video with religious insults for Albanians. While connected to the event in the village feud European Commission has reacted. Speaking from Brussels, EC spokesman, Peter Stano said the union expects a full investigation of this event. The European Commission is against violence and urges all to respect the rule of law. We are concerned that some people were injured in the incident. Are following closely the security situation in this country. Local authorities are investigating this issue and we are following this investigation. We trust the political class there that day will manage the situation. We support the statements of politicians because they express a willingness to rule of law in the country. Within a short time ago in Macedonia are listed a series of incidents with ethnic background, adding the risk of breaking together with Albanians and Macedonians.