Dhuna ndaj grave vazhdon te mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare. Për çdo dite ne Gjykatën e Tiranes depozitohen dy deri ne tre kërkesa te tilla. Statistikat tregojnë se vetëm për tre muajt e pare te vitit janë depozituar rreth 83 urdhra mbrojtje një shifër kjo e larte krahasuar me te gjeten periudhe te një viti me pare. Këto raste janë të denoncuara nga vetë gratë dhe vajzat, por nëse do t'i referoheshim atyre reale, të padenoncuara, padyshim që bilanci do të ishte më i lartë. Burime nga gjykata thonë se krahasuar me 5-10 vite më parë, premisat janë të mira, pasi rastet e denoncuara po rriten dita ditës, çka tregon se femra po kërkon të drejtat e saj. Por ende ky fenomen mbetet shqetësuar në shoqërinë tonë. Gjatë një muaji, në Gjykatën e Tiranës janë trajtuar mesatarisht 20 raste, ku partnerët kanë kërkuar urdhër-mbrojtje nga bashkëshorti ose bashkëshortja për shkak të dhunës në familje. Në këto raste, vihen re se janë nëntëmbëdhjetë gra dhe vetëm një burrë. Kallëzimet kanë qenë të ndryshme, duke nisur që nga dhuna psikologjike deri tek ajo fizike. Madje, në disa raste, megjithëse ka ekzistuar një urdhër mbrojtje partneret kane shkuar edhe ne veprime ekstreme siç janë vrasjet. Statistikat tregojnë se vetëm një vit me pare ne shkalle vendi rezultojnë rreth 17 gra te vrara, ndërsa ai i atyre te dhunuara është disa here me i larte.
Violence against women remains a troubling phenomenon for society. For each day in the Court of Tirana deposited two or three such requests. Statistics show that only the first three months of the year are deposited about 83 orders of protection a high figure compared with the period found a year earlier. These cases are reported by women and girls, but if we refer to them real, padenoncuara, no doubt that the balance would be higher. Sources say the court compared to 5-10 years ago, the prospects are good, since the reported cases are increasing day by day, indicating that the female is seeking her rights. But this phenomenon still remains concerned in our society. During one month, the Court of Tirana were treated an average of 20 cases, where partners have sought protection orders spouse because of domestic violence. In these cases, we note that there are only nineteen women and one man. Criminal reports have varied, ranging from psychological violence to physical it. Indeed, in some cases, although there was a protection order partners have gone even extreme actions such as murder. Statistics show that only a year ago resulting national level about 17 women killed while he abused them several times higher.