BE: EULEX drejt reduktimit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të reduktojë një të tretën e misionit policor në Kosovë, pas hapave përpara që janë bërë në fushën e sigurisë. Komandanti për Operacione Civile të BE-së, Hansjoerg Haber, ka thënë se rezultatet nga Rishikimi Strategjik për EULEX-in, do të çojnë drejt një misioni më të fuqishëm, më të sigurt dhe më efikas. Gjatë një vizite në Kosovë, Haber është shprehur se do të ketë reduktim të stafit ndërkombëtar dhe atij vendas, veçanërisht në fushën e policisë dhe të doganës. Sipas tij, puna do të përqendrohet në fushën e drejtësisë. Ndërkohë, në një intervistë për radion "Evropa e Lirë", ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur, që pritet në fund të këtij viti, FSK do të shndërrohet në ushtri të shtetit. Aktualisht, Forca e Sigurisë së Kosovës ka në përbërje pak pjesëtarë dhe kryen funksione të limituara në vend. Drejtuesit e FSK-së vlerësojnë se rruga e Kosovës për në NATO do të jetë më e lehtë se sa për vendet e tjera të rajonit, pasi FSK-ja, siç thonë ata, është formuar nga vetë Aleanca Veri-Atlantike.

The European Union has announced it will reduce one-third of the police mission in Kosovo, after the breakthroughs made ??in the field of security. Civilian Operations Commander for the EU, Hansjoerg Haber, said the results from Strategic Review for EULEX, will lead to a stronger mission, safer and more efficient. During a visit to Kosovo, Haber said that there will be a reduction of international and local staff, especially in the field of police and customs. According to him, work will focus on the area of justice. Meanwhile, in an interview for radio "Free Europe", Minister of the Kosovo Security Force, Agim Ceku, said that the completion of the supervised independence, expected later this year, the KSF will be transformed into an army of state . Currently, Kosovo Security Force is composed of fewer members and performs limited functions instead. KSF executives estimate that Kosovo's path to NATO would be easier than for other countries of the region as KSF, as they say, is formed by the North Atlantic Alliance.