Ndërtime pa leje ne shtëpitë muze - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 9

Ndërtimet pa leje nuk kane kursyer as zonat muzeale qe mbrohen edhe nga UNESKO. Vitet e fundit ne Gjirokastër janë kryer mbi 300 ndërtime pa leje, shtesa te shtëpive karakteristike, zëvendësime te çative me tarraca betoni, apo dhe ngritje banesash nga e para, duke ndryshuar konstruktin e shtëpisë monument kulture. Drejtoria Rajonale e Monumenteve te Kulturës paralajmëron gjoba nëse nuk ndërpriten punimet e nisura ne shtëpitë karakteristike. Një nga banoret qe ka ndërhyrë ne shtëpinë e tij tregon nevojën qe kishte banesa për rikonstruksion. Sipas tij është vështirë te jetosh ne shtëpi muzeale te cilat, edhe pse mbrohen me ligj, nuk kane mbështetje financiare nga shteti. Për drejtuesit e Bashkise kjo situate ka ardhur për shkak te moszbatimit te ligjit te trashëgimisë kulturore. Për monumentet e kategorisë se pare shteti duhet te financoje 70% te vlerës se investuar nga pronari për riparimin e objektit ndërsa 30 %, familja. Moszbatimi i ligjeve nga shteti ka bere qe banoret te ndërhyjnë vete ne shtëpitë karakteristike. Duke i kushtuar rëndësi anës financiare te ndërtimit, ndërhyrjet ne objekte kane devijuar nga projekti fillestar, duke i rrezikuar tashme nga prishja, për shkelje te ligjit për mbrojtjen e monumenteve te kulturës.

Illegal constructions have not spared museum areas that are protected by UNESCO. In recent years we have conducted over 300 Gjirokastra illegal construction, additions to houses feature, replacements of roofs with concrete terraces, or building houses from scratch, changing the contour of the house monument of culture. Regional Directorate of Monuments of Culture announces fines if not interrupted proceedings started in typical homes. One of the residents who intervened in his home shows the need to have housing for reconstruction. According to him it is hard to live in house museum which, although protected by law, have no financial support from the state. For leadership of this situation has come about due to failure of the law of cultural heritage. For the first category monuments state should finance 70% of the value invested by the owner to repair the facility and 30%, the family. Any violations of state laws has led residents to intervene themselves in characteristic houses. Attaching importance to the financial side of building, targeted interventions have deviated from the initial project, already endangered by the destruction, for violation of the law on protection of monuments of culture.

Free Traffic Exchange