Edhe pse në qendër të vëmendjes së politikës, për shkak të dorëheqjes si nënkryetar i KLD dhe drejtimit të "Aleancës Kuq e Zi", Kreshnik Spahiu vazhdon të ketë ditë të zakonshme mes familjes dhe partisë më të re politike që do të marrë formë javën që vjen. Mëngjesi është pothuajse i zakonshëm nën shoqërimin e vajzës 13 vjeçare Nimfa, e cila shoqërohet nga i ati në një nga kolegjet e kryeqytetit. Për Spahiun, dita më pas vijon tërësisht në Aleancën Kuq e Zi, e cila tashme në kryeqytet është akomoduar në një vilë tre katëshe, dhuratë e familjes Kurtishi nga Peja e Gjakovës. Ndërsa puna për aktivistet, por jo vetëm, është intensive, Spahiu nuk harron të shfletojë faqet e gazetave, për tu informuar për lajmet, ku shpesh sheh dhe emrin e tij ne ndonjë titull. Por ndërsa për "Vizion Plus" ai tregon se janë gati te plotësuar 3 mije formularët qe nevojiten, këtë lajm ai e ndan me stafin e ngushtë dhe me aktivistët e Tiranës. Të qenit parti do të thotë me shume angazhim e ngritje strukturash. Partia Aleanca Kuq e Zi do të përdore sloganin "Shqipëria bëhet" gjatë fushatave për të ndryshuar siç shprehet Spahiu mentalitetin ne vend. Tashme në godinë janë ngritur grupet e punës që merren me statutin e ardhshëm dhe me nënshkrimet. I pari i është ngarkuar personave më me përvoje, mes tyre dhe Myslum Pasha, personazhi që denoncoi marrëveshjen e ujërave mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ndërsa forumi rinor është ngarkuar të merret me formularët me firmat e mbledhura nga rrethet. Kreshnik Spahiu që do të jetë në krye të këtij formacioni politik deklaron se do te jete jashtë koalicioneve me PS dhe PD. Aleanca Kuq e Zi ka krijuar strukturat e saj ne qytetet kryesore te vendit. Te qenit partia më e re në politike duket si një sfide për të sjellë një politike ndryshe.