Me një minutë heshtje në shenjë respekti për dy viktimat shqiptarë që u vranë dy ditë më parë nga një polic maqedonas nisi sot protesta e qindra personave në Shkup dhe Gostivar. Më fotot e dy shqiptarëve të vrarë në duar, të rinj e të moshuar i kanë thënë sot Stop dhunës policore, madje kanë kërkuar edhe dorëheqjen e menjëhershme të Ministres së Brendshme Gordana Jankullovska dhe ndihmësit të saj, Ivo Kotevski. Në Gostivar por edhe në Shkup manifestimi ishte i qetë. Ashtu siç ishte paralajmëruar në Shkup protesta nisi nga sheshi "Nënë Tereza", vazhdoi përpara godinës së parlamentit dhe përfundoi përpara Ministrisë së Brendshme. Ndërsa në Gostivar ajo nisi nga Gjykata Themelore ndërsa përfundoi pranë stacionit të Policisë. Gjatë të gjithë kohës qytetarët kanë lëshuar thirrje për drejtësi dhe dënimin maksimal për policin që të martën vrau dy të rinjtë shqiptar Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti. Policia ka qëndruar shumë e qetë, duke ngritur vetëm një kordon përreth ambienteve të ministrisë së brendshme. Protestat në Shkup u organizuan në shenjë mbështetjeje të protestave në Gostivar, kundër vrasjes së dy të rinjve shqiptarë dhe për të kërkuar dorëheqjen e drejtuesve të policisë.
With a minute of silence in honor of two victims who got killed two days earlier by a Macedonian policeman today launched protests of hundreds of people in Skopje and Gostivar. More photos of two Albanians killed in the hands, young and old told today Stop police violence, even demanded the immediate resignation of Interior Minister Gordana Jankulovska and her assistant, Ivo Kotevski. In Gostivar, but also in Skopje was a quiet event. As it was announced in Skopje Square protests launched by "Mother Teresa", went before the parliament building and finished before the Ministry of Interior. While it started out in Gostivar Basic Court and ended near the Police station. Throughout time people have issued calls for justice and the maximum sentence Tuesday for the policeman who killed two young Albanian Mehmet Loyalty Shehapi and Imran. Police have remained very quiet, just raising a cordon around the ministry of interior environments. The protests were organized in Skopje in support of the protest sign in Gostivar, the murder of two young Albanians and to demand the resignation of police leaders.