Krim ne familje në Sofratikë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Një tjetër krim brenda familjes ka tronditur këtë herë Gjirokastrën. Agim Dida 55 vjeç ka qëlluar me pistoletë vëllain e gruas, Alket Salaj 38 vjeç dhe më pas ka vrarë dhe veten. Sipas policisë së Gjirokastrës, pas debatit të lindur në fshatin Sofratikë, kunati 38 vjeçar është nisur për tu larguar me automjetin e tij me targa greke dhe në atë moment është qëlluar me një plumb në kraharor. Ky i fundit është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas kësaj agresori është larguar menjëherë drejt fushave të zonës me armën e krimit në dorë. Pasi u rrethua nga policia, Agim Dida ka qëlluar veten në kokë me pistoletën tip TT. Pavarësisht përpjekjeve të policisë për ti dhënë ndihmën e parë, 55-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme. Sipas policisë, Agim Dida ishte divorcuar jo-ligjërisht me bashkëshorten e tij dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku i debatit që përfundoi me një të vrarë e një të plagosur.

Another crime within the family has shocked this time Gjirokastra. Dida 55 years sunrise with a pistol shot the brother of the woman, Alket Salaj 38 years and subsequently killed himself. According to police Gjirokastra, after debate Sofratike born in the village, 38 year old brother in law is going to leave with his vehicle with Greek license plates, and at that moment he was hit with a bullet in the chest. The latter is taken to hospital where Gjirokastra out of risk. After the aggressor has left the area immediately to areas of crime with firearm in hand. After being surrounded by police, Sunrise Dida has shot himself in head with pistol type TT. Despite police efforts to give first aid, 55-year-old found immediate death. According to police, Sunrise Dida was non-legally divorced his wife and thought that this was the cause of debate that ended with one dead and one injured.