Bregu: Kemi shanse për integrimin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Edhe pse Shqipëria ka mbetur e fundit ne rajon ne një stad me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosovën ne procesin e integrimit, qeveria beson se ende ka mundësi qe këtë vit vendi ynë te kaloje provimin për statusin e vendit kandidat. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, deklaron se konsensusi mazhorance-opozite është kushti i vetëm për te marre një përgjigje pozitive nga Brukseli, kusht qe duket i vështirë për tu plotësuar pasi prej ditësh te dy kampet politike kane ashpërsuar tonet. Ministrja Bregu lajmëron se ne datat 6-7 ne Tirane pritet te vije një delegacion i Komisionit Evropian i cili do te vëzhgojë planin e veprimit. Edhe pse Shqipëria aplikoi për statusin e vendit kandidat ne prillin e vitit 2009 asnjë përparim nuk është bere ne këtë proces për shkak te ngërçit politik dhe vendi ynë ka mbetur pas Serbisë, Malit te Zi dhe Maqedonisë.

Free Traffic Exchange