Fotografi intelektualesh te pushkatuar, internuar dhe burgosur, ene te vjetra, tollona ushqimesh e pamje diktatoresh. Kështu mund te përmblidhet me pak fjale pavijoni i terrorit komunist, i hapur ne Muzeun Kombëtar 21 vjet pas rrëzimit te bustit te Enver hoxhës. Por për te treguar vuajtjet çnjerëzore te asaj kohe jo vetëm te te dënuarve nga neni 55, por edhe te atyre qe u privohej e drejta e lirisë dhe fjalës, duket se një pavijon është i pamjaftueshëm. Historianet hedhen idenë e krijimit te muzeve te veçante për këtë periudhe. Pro kësaj ideje është edhe drejtori i muzeut kombëtar, por ai pohon se te ngresh një muze nuk është e thjeshte e për këtë arsye pavijoni ishte domosdoshmëri. Kryeministri Berisha, i pranishëm ne ceremoni, tha se përkundër studenteve qe ndezën vërshimin popullor, pinjollët e diktaturës, sot pjese e opozitës, nuk janë penduar kurrë për krimet ndaj popullit. "Ky komb ka historinë e vet, por historia e diktaturës është më tragjikja. Sot, pasardhësit direkt të bunkerit që përmbysëm 21 vjet më parë, jo vetëm nuk kanë shprehur për asnjë moment pendesën e tyre, por ata kanë uzurpuar kreun e partisë kryesore opozitare të vendit dhe natyrisht nuk janë rikthyer dot në bllok, por kanë rikthyer bllokun me të gjithë psikologjinë e tij. Këta shokë, ose zotërinj me rrahje gjoksi bllokuan për dy vite procesin e integrimit të vendit duke dëshmuar se interesi i tyre, se doktrina e etërve të tyre është më parësore se interesi i shqiptarëve dhe vendit. këta. Këta do kenë ndëshkimin e merituar si paraardhësit e tyre," është shprehur Berisha. Por menjëherë pas këtyre deklaratave, lideri i opozitës Edi Rama ka reaguar ne rrjetin social "Twitter": "Askush nder ata qe rrezuan monumentin e Enverit s'e imagjinonte dot qe 21 vjet me vone Shqipëria do mbahej peng nga një sekretar i Enverit. E turpshme qe 21 vjet pas rrëzimit te monumentit te diktaturës sulmohet egërsisht opozita, teksa vendi lëngon mes krizash te keqqeverisjes. Ne 7 vjet uzurpatoret e qeverise shqiptare s'bënë për te përndjekurit asgjë me shume se riinaugurim te një pavijoni muzeal tipik komunist. Pushteti me i korruptuar ne historinë tone është turpi i gjalle i shkeljes mbi te gjitha ëndrrat e shpresat qe sollën rrëzimin monumentit," është shprehur Rama. Gjate regjimit komunist u burgosen 17900 persona ne 23 burgje, rreth 30800 u internuan ne 48 kampe përqendrimi.