Dëbora ne veri, 19 komuna te izoluara - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Pas dy javësh ndërprerjeje, ka rinisur procesi mësimor ne pjesën me te madhe te shkollave ne qarkun e Kukesit dhe Dibrës. Vendimi u mor nga zyrat arsimore përkatëse, pas përmirësimit te motit dhe hapjes se shume rrugëve. Megjithatë, sipas raportimeve nga Shtabi i Emergjencave ne rrethe, rezultojnë ende te izoluara 19 komuna, por dhe shume fshatra qe i kane qendrat e komunave për momentin me rruge lidhëse. Mësohet se pas dy javësh ka rinisur mësimi ne pjesën me te madhe te shkollave ne qarkun e Kukesit dhe Dibrës, me përjashtim te fshatrave te thelle. Ne Kukës po punohet për zhbllokimin e rrugës qe te çon ne komunën Shishtavec, te izoluar prej dy muajsh. Por mjetet borëpastruese janë ende te paktën 3 km larg qendrës se komunës. Ne zonën malore nuk kane mbërritur ende edhe ndihmat ushqimore për banoret e izoluar. Nënprefekti i Hasit, Ismet Jaku deklaron se aktualisht janë te lidhura me qendrën e rrethit tre komunat, si dhe gjithë fshatrat. Ne qarkun e Dibrës udhëtimi drejt Selishtës e Lurës mbetet mision i pamundur pasi ne disa vende dëbora shkon ne 3 metra. Madje nga zyrtare lokale mësohet se banoret nuk kane mundur te lëvizin edhe ne raste fatkeqësish. Pjesërisht rezultojnë te bllokuara edhe rrugët e komunave Muhur, Ternove e Kala e Dodes. Te pakalueshme prej një muaji janë edhe rrugët e vjetra qe lidhin Peshkopinë me Kukesin dhe Librazhdin. Por ndryshe nga Kukesi e Dibra, ne qarkun e Shkodres, përmirësimi i motit nuk është shoqëruar me zhbllokim te rrugëve te fshatrave. Katër komuna ne Pukë, katër ne Dukagjin dhe Vermoshi ne Malësi te Madhe vazhdojnë te jene nen pushtetin e dëborës. Ne qarkun e Korçës është hapur rruga për ne komunën me te thelle, Lekas, ku mbeti për dy dite i bllokuar edhe prefekti Andrea Mano, i cili u nis me dy kamionë ushtrie për te shpërndarë ndihma ushqimore për banoret. Operacioni për hapjen e këtij segmenti me një kalim ka përfunduar ne orët e vona te se dielës. Por ne rajonin e juglindjes janë ende pa rruge lidhëse dhjetëra fshatra, ndërsa akset deri ne qendër te komunave janë te hapura.

After two weeks break, has resumed teaching in the majority of schools in the district of Kukes and Dibra. The decision was taken by the relevant educational offices, after the weather improved and the opening of more roads. However, as reported by Emergency Headquarters district, resulting still isolated 19 municipalities, but many villages that have centers at present municipalities with connecting roads. Learned that after two weeks has resumed teaching in the majority of schools in the district of Kukes and Dibra, except deep in the villages. We are working on unlocking Kukes road that leads to the municipality Shishtavec, isolated for two months. But borëpastruese tools are still at least 3 km from the center of the municipality. In the mountainous area have not yet reached the food aid to people isolated. Has Nënprefekti Ismet Jaku states that are currently connected to the center of the circle three municipalities and village...

Free Traffic Exchange