Kolegji Penal i Gjykatës se Larte ka zbardhur pas një muaji vendimin qe shpalli te pafajshëm ish-zv/kryeministrin Ilir Meta, i akuzuar nga Prokuroria për korrupsion. Ne një material prej 82 faqesh, anëtarët e Kolegjit Penal kane shprehur argumentet e tyre, se perse vendosen qe kreu i LSI-se nuk ka konsumuar veprën penale te korrupsionit, për te cilën u akuzua. Ne vendimin e shumicës, ku bëjnë pjese katër anëtarët e Kolegjit: Arjana Fullani, Gani Dizdari, Majlinda Andrea dhe Guxim Zenelaj, argumentohet se provat e paraqitura nga organi i akuzës nuk vërtetojnë fajësinë e ish-zv/kryeministrit. "Kolegji vjen ne përfundimin se nuk mund te krijohet bindja mbi ekzistencën e faktit ne kuptimin penal, pra, qe i pandehuri Ilir Meta, me sjelljet dhe veprimet e tij si dhe me bisedat e zhvilluara ti ketë ofruar shtetasit Dritan Prifti shpërblime për përfitime materiale me qellim qe ky i fundit ne kuadër te ushtrimit te funksioneve te tij publike te favorizonte dy subjektet e caktuara te afërta me te pandehurin Ilir Meta, ne dy konkurrime te ndryshme publike: dhënien me koncesion te hidrocentralit Egnatia- Shushice dhe shitjen me ankand te një sasie prej 50 mije tone nafte bruto te shoqërisë "Albetrol" sh.a". Ndërsa kryetari i Kolegjit, Ardian Dovari, i vetmi ne pakice me një vendim paralel, argumenton se pas rrëzimit te disa provave, njëra prej te cilave edhe dëgjimi ne seance i regjistrimit, nuk mund te krijohet bindja për fajësinë e Metës. "Ndryshe nga shumica e Kolegjit Penal kam mendimin se gjykata duhet t'ia nënshtronte procesit të së provuarit dhe të realizonte në seancë gjyqësore dëgjimin dhe shikimin e regjistrimit audio-viziv, si dhe kryerjen e transkriptimit të bisedës Meta-Prifti, sipas vetë videos së ekspertuar dhe materialit të filtruar nga vetë ekspertët e caktuar nga gjykata," shprehet ai. Dvorani argumenton se me provat qe u morën ne shqyrtim, çështja e Metës nuk mund te zgjidhej ndryshe. "Kam zbatuar detyrimin ligjor që të arsyetoj dhe të mbaj qëndrimin tim përfundimtar në lidhje me zgjidhjen e çështjes, bazuar në provat që janë pranuar dhe verifikuar drejtpërdrejt në seancë gjyqësore. Mbi bazën e këtyre provave që u lejuan të merreshin në shqyrtim nga gjykata, e vetmja zgjidhje përfundimtare për çështjen, ishte deklarimi i pafajshëm i të pandehurit Ilir Meta, sepse nuk vërtetohet që fakti ekziston".