55 komuna ende te izoluara - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Jeta e dhjetëra mijëra banoreve ne veri, por dhe juglindje te vendit, vazhdon te jete e paralizuar nga dëbora. Ndonëse reshjet janë ndërprere, afro 55 komuna janë ende pa asnjë rruge lidhëse me qendrat e rretheve nga trashësia e dëborës qe ne zonat e thella malore shkon ne tre metra. Ne qarkun e Kukesit ku nen izolim janë 17 komuna, jetesa është shume e vështirë edhe ne qytetet Kukës, Tropojë e Has. Banoret po shkrijnë dëborën për te shuar etjen, pasi tubacionet kane ngrire. Ne fshatrat e 9 komunave te izoluara ne Dibër, banoret rrezikohen edhe nga ortekët. Pushtetarët lokale pohojnë se gjendja me shqetësuese është ne Zall Reç, Zall Dardhe e Gryke Noke. Madje, nga ky i fundit, banoret kane nisur përpjekjet për tu evakuuar. Për tu njohur nga afër me gjendjen dhe masat e marra ne Dibër ka mbërritur atje edhe shefi i Shtabit te Përgjithshëm Xhemal Gjunkshi dhe zv/ministri i Mbrojtjes Spahiu. Ne Mirditë, sipas Shtabit te Emergjencave janë te bllokuara pese komunat. Me vështirësitë me te mëdha po përballen banoret e Oroshit dhe Fanit. Edhe ne qarkun e Shkodres, vijojnë te jene te izoluar mijëra banore te te paktën 14 komunave. Reshjet e një dite me pare kane ribllokuar edhe rrugët e nëntë komunave ne qarkun e Korçës. Banoret e disa fshatrave mësohet se janë edhe pa energji elektrike. Ne qarkun e Elbasanit vijon e njëjta situate. Ne nëntë komunat e bllokuara prej dy javësh nuk ka asnjë përmirësim. Ndërkohë rrugët nacionale mësohet se janë te kalueshme, por përgjatë autostradës Durrës-Kukës dhe akseve ne juglindje te vendit nevojitet përdorimi i zinxhirëve.