Rama: PS plan për emergjencat - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Partia Socialiste do të dërgojë ne parlament një plan për përballimin e situatës emergjente në veri dhe juglindje të vendit. Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, kryetari Edi Rama pohoi se vendi ndodhet përpara tre krizave, ne kushtet kur gjendja mund te behet dhe me alarmante nga shkrirja e dëborës: energjetike, te motit dhe te përmbytjeve. Sipas Ramës qeveria ka shkelur ligjin "për emergjencat", duke mos parashikuar katastrofën, njëlloj siç nuk bëri me përmbytjet një vit më parë. Deputetet socialiste të qarkut te Kukesit, Shkodres, Lezhës, Dibrës, Korçës dhe Beratit kane bërë një pasqyre të gjendjes në këto zona ku kryefjala ishte mos menaxhimi nga ana e qeverise për të kaluar situatën. Ndërsa deputetja Mimi Kodheli paralelisht me qeverinë, ka bërë një inventar të të gjitha zonave të prekura nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e shumta të dëborës.

Socialist Party will send to parliament a plan for coping with emergency situation in the north and southeast of the country. In the socialist parliamentary group meeting, Mayor Edi Rama said that the country was before the three crises, the conditions when the situation could become alarming and the melting of snow: energy, weather and flooding. According to Rama, the government has violated the law "for emergencies", not foreseen catastrophe, just as it did not flood a year ago. Socialist deputies district of Kukes, Shkodra, Lezha, Dibra, Korca and Berat have made ??a picture of the situation in those areas where the subject was not management by the government to pass the situation. While Mimi Kodheli MP parallel with the government, has made ??an inventory of all areas affected by low temperatures and numerous heavy snow.