Mblidhet këshilli i sigurisë se Kosovës - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Situata e përkeqësuar e motit ne dy ditët e fundit ka detyruar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçin te mbledhë Këshillin e Sigurisë ne vend. Megjithatë kreu i qeverise kosovare theksoi se situata është nen kontroll dhe nuk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Ndërkohe te gjitha strukturat janë mobilizuar për te ofruar ndihme mjekësore, energji dhe ushqime për banoret e izoluar nga dëbora ne zonat e thella malore. 154 ushtare dhe 24 automjete te cilat ndihmohen edhe nga KFOR-i kane rinisur paradite operacionin e shpëtimit ne Restelice pasi dyshohet edhe për një person te ngujuar qe besohet te jete një djalë rreth te 20-tave. Por ministri i FSK-se, njoftoi se janë edhe 5 persona te tjerë te ngujuar disa kilometra larg fshatit Restelice, te cilët fatmirësisht janë gjalle dhe kërkojnë ndihme. Zëdhënësi i policisë se Kosovës Baki Kelani i kontaktuar nga Vizion Plus nëpërmjet telefonit deklaron se ne rrugët nacionale mund te qarkullohet me vështirësi. Ndërkohe qe rruga Peje -- Rrozhaje, ajo e Rugovës, rruga ne piken kufitare te Mutivodes, Brezovia dhe Prevalla janë te pakalueshme. Presidenca e Kosovës ka shpallur 13 shkurtit dite zie, pas humbjes se 9 jetëve ne fshatin Restelice te Dragashit. Flamuj janë ngritur ne gjysme shtize ndërkohe qe janë pezulluar një sere aktivitetesh.

Weather situation worsened in the last two days has forced Prime Minister Hashim Thaci to collect the Security Council in the country. However the head of the Kosovo government said that the situation is under control and no emergency declared.
While all facilities have been mobilized to provide medical assistance, energy and food to people isolated by snow in remote areas. 154 soldiers and 24 vehicles which are facilitated by KFOR has resumed rescue operation in the morning after allegedly Restelica for a confined person believed to be a boy about the 20-ents. But KSF Minister, announced that there are 5 other persons confined Restelica few kilometers from the village, who are thankfully alive and seeking help. Kosovo police spokesman Baki Kelani Vision Plus contacted by telephone stating that we circulated national roads could with difficulty. While that road Pec - Rrozhaje, it Rugova, the road border point Mutivoda, Brezova and Prevallë are impassable. Presidency of Kosovo has declared February 13 a day of mourning after the loss of nine lives in the village of Dragash Restelica. Flags were raised at half mast while you are suspended a number of activities.