Gruaja shtatzënë humb fëmijën - Vizion Plus - News- Lajme

2015-11-22 0

Një nene e re nga zona e Sllovës ne Dibër, ka humbur fëmijën e saj te pare pasi nuk ka mundur te mbërrijë ne kohe ne spital. Rreth 70 burra te fshatit Kall e kane transportuar atë me barele, duke çare për te paktën pese ore dëborën qe shkon ne 2 metra. Por pavarësisht ndihmës se tyre, 22-vjeçarja ne muajin e katërt te shtatzënisë, e ka humbur ne rruge fëmijën e saj. Te njëjtin fat te keq rrezikon edhe një grua shtatzëne ne prag te lindjes në fshatin Pistë të komunës Malzi ne Kukës. Të afërm të saj ne qytetin e Kukësit, kane trokitur ne institucione lokale, si dhe ne Shtabin e Emergjencave duke dhënë alarmin se nena nuk ka asnjë mundësi te sjelle ne jete fëmijën e saj ne një zone ku dëbora ka arritur mbi 2 metra. Edhe shtëpia ku jeton Valentina Tahiri bashkë me te shoqin dhe dy fëmijët e tjerë është mbuluar nga dëbora e rrezikon shembjen. Nga Shtabi i Emergjencave ne prefekture nuk është dhënë ende asnjë zgjidhje, pasi për shkak te trashësisë se dëborës është e pamundur ulja e helikopterit. Prefekti pohon se ka edhe dy emergjenca ne arrën dhe Lekbibaj, por qe parashikohet mundësia e ndërhyrjes ne momentin me kritik. Ndërkohë një e moshuar ne Zagori te Gjirokastrës ka mundur te shpëtojë nga kthetrat e vdekjes, fale ndihmës se banoreve e një grupi mjekesh. Vitori Caca banore e fshatit Nivan kishte probleme te renda kardiake dhe ambulanca nuk mund te mbërrinte atje për shkak te dëborës. Një ekip mjekesh ka mbërritur ne këmbë dhe pas ndihmës se pare, se bashku me banore te zonës, e kane transportuar deri ne zonën ku mund te kalonte ambulanca.

A new mother from Sllovës in Debar area, has lost her first child because he could not arrive on time in hospital. About 70 men of the village have put a stretcher to carry him, being broken for at least five hours of snow that goes to 2 meters. But despite their support, 22-year-old in the fourth month of pregnancy, has lost her child in the street. Unfortunately the same risks a pregnant woman on the eve of native village commune Runway Malzi in Kukes. Her relatives in the town of Kukes, have knocked at local institutions, as well as the Emergency Staff giving the alarm that the mother has no chance to bring to life her child in an area where the snow has reached over 2 meters. The house where he lives Valentina Tahiri with her ??husband and two other children is covered by snow and risks collapse. By Emergency Headquarters in the prefecture is not yet given any solution, because due to the snow thickness reduction is impossible helicopter. The mayor claims that there are two emergency on the nut and Lekbibaj, but provide the possibility of intervention in the critical moment. While an elder in the Gjirokastra Zagori has managed to escape the clutches of death, through the help of residents of a group of doctors. Caca Vitori Niva inhabitants of the village had serious cardiac problems and the ambulance can not arrive there due to snow. A team of doctors arrived on foot and after first aid, together with loc...