Pezullohen ndihmat nga ajri - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Moti është përkeqësuar serish këtë fundjave, duke zbritur disa grade nen 0. Ndërsa harta e zonave te bllokuara zgjerohet shpejt, rritet gjithashtu edhe numri i familjeve qe po hyjnë ne kushtet e emergjencës. Ne shume komuna rrugët tokësore mbeten te bllokuara, ndaj e vetmja mënyre për te dërguar ndihmat jetësore mbetet ajri. Me helikopterin ushtarak qe drejtohet nga komandanti i regjimentit te Farkës, grupi i xhirimit te Vizion Plus niset drejt një zone qe ka dhëne sinjalin për ndihme. Komuna Zall-Reç shtrihet përtej Peshkopisë, ne kufirin me Maqedoninë. Nga ajri, pushteti i acarte i këtij dimri, kuptohet me qarte. Për milje te tera udhëtim, gjithçka është nen morsen e dëborës dhe akullit. Pilotet na shpjegojnë se jemi ne limitet, e lejimit te fluturimit. Fshati Zall-Reç na shfaqet, rreth 1 ore pasi jemi ngritur nga baza e Farkës. Mundësitë për te shkarkuar furnizimet janë 2 hapësira te vogla, gjithsesi mbuluar nga dëbora mbi 1 metër e gjysme. Manovra e pare për tu ulur dështon. Pas saj edhe një përpjekje e dyte. Ne fund, pilotet konsultohen aty për aty dhe vendosin te kryejnë një ulje jo te plote. Minutat për te shkarkuar arkat, qe mbajnë mbishkrimit "Rezervat e shtetit", janë fare te pakta. Kryetari i Komunës Esat Shehu na pohon se fshati ka rreth 1 mije banore, e do te duhen ndihma te tjera. Kushtet e motit përkeqësohen, çka na detyroi te ndërronim itinerarin e kthimit. Pak minuta pas nesh, mbërrin ne baze edhe helikopteri i dyte qe dërgoi ndihma ne Puke. Për sot, operacioni pezullohet. Kushtet e motit, nuk lejojnë me fluturime....

The weather worsened again this weekend, going down a few degrees below 0. While maps of areas to expand rapidly frozen, also increased the number of households that are entering in emergency conditions. In many municipalities remain blocked routes, so the only way to send aid remains vital air. With military helicopter manned by the commander of the regiment of Farka, the group of the Vision Plus starts shooting toward an area that has given the signal for help. Municipality Zall-Rec Peshkopi extends beyond the border with Macedonia. By air, the power of this winter's crisp, clearly understood. Travel for miles, everything is under snow and ice morsen. Pilots explain that we are in the limits, of allowing the flight. Village Zall-Rec appears, about 1 hour after we set up the basis of Farka. Opportunities to download the supplies are 2 small areas, however, covered by snow on a meter and a half. The first maneuver to cut fails. After her a second attempt. Finally, pilots consult on the spot and decide to perform an incomplete reduction. Minutes to download crates, holding the inscription "state reserves" are quite scarce. Mayor Esat Shehu maintains us that the village has about a thousand inhabitants, and will require other assistance. Weather conditions deteriorate, the turns, which forced us to return itinerary. A few minutes after us, the helicopter arrives at second base that sent aid in Monaghan. For today,...

Free Traffic Exchange