Apeli: Arrest shtëpiak per Prendin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 9

Gjykata e Apelit ka rrezuar kërkesën e Prokurorisë për ndryshimin e masës se sigurisë për Ndrea Prendin. Trupi gjykues i përberë nga gjyqtaret Artan Broci, Gjin Gjoni dhe Edmond Gogu kane lënë ne fuqi vendimin e shkalles se pare, duke e lënë ish-komandantin e Gardës ne arrest shtëpiak. Gjate seancës, prokurori Nezir Gjoka tha se ekzistonin te gjitha kushtet për ta dërguar ne qeli Ndrea Prendin, pasi është faktuar se ai ne 21 Janar ka qëlluar me arme mbi protestuesit qe qëndronin jashtë kangjellave, duke vrare dhe shtetasin Faik Myrtaj. Prokurori tha se akuza disponon edhe prova te tjera qe do te bëhen publike ne një moment te dyte. Ndërsa avokati i Prendit, Genc Gjokutaj, tha se klienti i tij nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore dhe se atë dite turmat kane sulmuar Kryeministrinë, ku ai ka mbetur dhe i plagosur ne sy. Ne seancën e sotme ish-komandanti i Gardës i akuzuar për "vrasje ne rrethana cilësuese", nuk është paraqitur vete, duke lënë me prokure përfaqësimin nga avokatin mbrojtës. Ndërkohë, po sot, Gjykata e Apelit ka shqyrtuar edhe kërkesën për shoferin e Ndrea Prendit, Margarit Kume, te cilin trupi gjykues e ka lënë te lire. Tashme Kume nuk do te jete me ne arrest shtëpiak, por do te paraqitet dy here ne muaj para prokurorit.

Court of Appeal rejects the request of the Prosecutor to amend the security measure for Ndre Prendi. Panel composed of Broci Artan, John and Edmond Gjin Gogh have left in force the decision of first instance, leaving the former commander of the Guard in house arrest. During the hearing, the prosecutor said there Iglesias Nezir all conditions to send us Ndre Prendi cells, as is proved that he has shot on January 21 with weapons on protesters who stood outside the gate, killing and Faik Myrtaj citizen. The prosecutor said the charges also owns other evidence that will be published at a later time. While Prendi lawyer, Genc Gjokutaj, said his client is not a risky behavior and that the day crowds have attacked Premiership, where he remained and was wounded in the eye. In today's session, former commander of the Guard charged with "murder in the qualifying circumstances" is not presented separately, leaving the attorney representation by counsel. Meanwhile, today, the Court of Appeals has reviewed the request for the driver of Ndre Prendi, margarin Kume, which the panel has left free. Kume now will not be with us under house arrest, but will appear twice a month before the prosecutor.