Pa energji ne palce te dimrit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Ndërprerjet e energjisë do të shoqërojnë gjithë vendin në këto ditë të ftohta. Sipas kompanisë së Shpërndarjes së energjisë "CEZ" për shkak të remonteve pritet që pa energji të jenë disa qytete kryesore në veri dhe në jug të vendit ku kufizimi do të variojë nga 4 deri në 5 orë në ditë.
Nga ana tjetër, edhe konsumi i energjisë gjatë këtyre ditëve është rritur ndjeshëm. Edhe pse reshjet e shiut dhe dëborës se fundmi kanë qenë të shumta, situate hidrike mbetet në nivele të ulëta, madje, si pasojë e prodhimit të shumtë të energjisë, që nga 1 shkurti niveli në Fierzë është ulur me gjysmë metri. Deri tani KESH është duke importuar energji në shifrën e 11 milionë kilovatëve për orë dhe prodhon rreth 14 milionë kilovat orë. Sipas Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare përmirësimi i nivelit të ujit në hidrocentrale pritet të shënohet në muajin mars, kur do të fillojë shkrirja e dëborës.

Power outages throughout the country will accompany these cold days. According to the power distribution company "CEZ" due to overhauls without power are expected to be several main cities in the north and south of the country where restrictions will vary from 4 to 5 hours per day.
On the other hand, the power consumption during these days has increased significantly. Although rain and snow that have recently been numerous hydro situation remains at low levels, even, as a result of numerous energy production, from February 1 Fierze level is reduced by half a meter. Until now KESH power is imported into the figure of 11 million kilowatts per hour and produces about 14 million kilowatt hours. According to the Albanian Power Corporation to improve the level of water in the plants is expected to be recorded in March, when the snow starts melting.