Qeveria fsheh emergjencën - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Qeveria fsheh te vërtetën rreth gjendjes se krijuar nga moti i keq ne Shqipëri. Ish-drejtues te Ministrisë se Pushtetit Vendor dhe deputete japin alarmin se me shume se gjysma e territorit te vendit është e izoluar tërësisht.
Pajtim Bello, ish zv/ministri i Pushtetit Vendor, deklaron se fondet akorduar komunave dhe bashkive janë qesharake. Për këtë arsye, ato nuk kane para për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e skorieve. Bello i bën thirrje qeverise te shpalle gjendjen e jashtëzakonshme, duke kërkuar edhe ndihmën e shteteve te tjera. Deputeti i Kukësit, Asllan Dogjani deklaron se realiteti ne zonën e tij është krejt ndryshe nga sa raportojnë institucionet zyrtare. Edhe deputeti i Mirditës, zone me dhjetëra fshatra te izoluar, pranon se nevojitet një strategji afatgjate për përballimin e Emergjencave Civile ne periudhën e dimrit. Nga zyrat e Emergjencave Civile pranë Ministrisë se Brendshme situata raportohet krejt ndryshe nga realiteti. Sipas tyre, vetëm 33 komuna janë te bllokuara dhe vetëm ne 4 akse kryesore lëvizet me vështirësi. Edhe kreu i rezervave te shtetit i kontaktuar nga "Vizion Plus" pranon se banoreve te izoluar nga dëbora nuk u janë dërguar ndihma ne ushqime pasi nuk është shpallur gjendja e emergjencës. E nëse kjo e fundit nuk do te shpallet, banoret e izoluar duhet ti mbijetojnë këtij dimri qe përveçse i vështirë, po fshihen përmasat dhe pasojat reale te tij.

The government hides the truth about the situation created by bad weather in Albania. Former executives of the Ministry of Local Government and MPs give the alarm that more than half the territory of the country is completely isolated.
Accordance Bello, former Deputy / Minister of Local Government, stating that the funds allocated communes and municipalities are ridiculous. For this reason, they have no money for street cleaning and disposal of slag. Bello calls on government to declare state of emergency, requiring the assistance of other States. MP Kukes Dogjani Aslan states that reality in his area is very different from reporting official institutions. Even deputy Mirdita area with dozens of isolated villages, admits that need a long term strategy for coping with civil emergencies in the winter period. Civil Emergency offices near the Interior Ministry reported the situation quite different from reality. According to them, only 33 municipalities are blocked and only the four main axes move with difficulty. The head of state reserves contacted by "Vision Plus" recognizes that residents isolated by the snow were not sent as food aid is not declared a state of emergency. And if the latter will not be published, isolated people must survive this winter was difficult but, are hiding the real size and its consequences.