Brukseli zyrtar vëzhgon nga afër gatishmërinë e partive ne Shqipëri, për realizimin e reformave integruese. Drejtori Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian, Stefano Sannino ka mbërritur ne Tirane, ku është takuar fillimisht ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto. Zyrtari i larte i KE-se, tha se integrimi është një proces gjithëpërfshirës, ndërsa ministri Haxhinasto shprehu gatishmërinë e qeverise për plotësimin e 12 rekomandimeve. "Procesi i integrimit evropian është një proces gjithëpërfshirës. Në të duhet të jenë pjesë të gjithë partitë, sepse vetëm kështu çohet përpara axhenda e integrimit," është shprehur Sannino. Ai është takuar ne orët e mesditës edhe me kryeministrin Sali Berisha, ndërsa ne axhenden e tij parashikohen bisedime me presidentin Bamir Topi, kreun e opozitës, Edi Rama, kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli si dhe disa deputete. Sannino e ka vizituar Shqipërinë vitin e kaluar, ndërsa pas takimeve me krerët me te larte te shtetit apeloi për me shume bashkëpunim mes mazhorances dhe opozitës për kryerjen e reformave te rëndësishme. Aktualisht Shqipëria ka përmbushur vetëm një nga 12 rekomandimet, qe është zgjedhja e Avokatit te Popullit. Ndërkohë qe ende janë ne proces reforma elektorale dhe ajo ne drejtësi.
Brussels officials closely monitor the readiness of the parties in Albania, for the realization of integration reforms. Director General for Enlargement at the European Commission Stefano Sannino has arrived in Tirana, where initially met Foreign Minister Edmond Haxhinasto. Senior EC, said that integration is an inclusive process, and the Minister Haxhinasto expressed the willingness of government to meet the 12 recommendations. "European integration process is an inclusive process. In should be part of all parties, because only foster the integration agenda, "said Sannino. He was met at noon hours with Prime Minister Sali Berisha, while on the agenda of his talks with President provided Bamir Topi, opposition leader Edi Rama, Topalli speaker and several MPs. Sannino has visited Albania last year, and after meeting with top leaders of the state called for more cooperation between the majority and the opposition to carry out important reforms. Currently Albania has fulfilled only one of 12 recommendations, that is the choice of the Ombudsman. While you are still in the process of electoral reform and the judicial.