Ulja e ndjeshme e temperaturave, shoqëruar me reshje te shumta dëbore kane sjelle një situate problematike ne shume qarqe dhe komuna te vendit. Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Alfred Olli thotë për "Vizion Plus" se zyrtarisht rezultojnë te bllokuara rreth 15 komuna dhe disa akse kombëtare, ndërsa vazhdon puna për hapjen e tyre. Numri një i Emergjencave Civile shprehet se Ministria e Brendshme ka marre masa për përdorimin e helikopterëve ne rast se do te linde nevoja, ndërsa ne te gjitha qarqet janë ngritur shtabet e emergjencave. Për shkak te situatës se krijuar edhe drejtoria e qarkullimit rrugor ne Policinë e Shtetit ka shtuar masat ne rruge ndërsa u kërkon te gjithë drejtuesve te mjeteve te jene te kujdesshëm gjate lëvizjes, sidomos ne përdorimin e zinxhirëve, kaskave mbrojtëse dhe rripit te sigurimit.
Significant reduction temperatures, coupled with a lot of snow have led to a problematic situation in many counties and municipalities of the country. Director General of Civil Emergency, Alfred Olli says to "Vision Plus" that resulted officially blocked about 15 municipalities and several national axes, while work continues to open them. Civil Emergency Number one says that the Interior Ministry has taken measures for the use of helicopters in case the need will arise, and in all regions are set up emergency headquarters. Due to the situation that created the department of traffic in the State Police has stepped up measures in the street while urging all drivers to be careful during movement, especially in the use of chains, protective helmets and seat-belt.