Rritet kufiri i te ardhurave - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

Mazhoranca kaloi në Komisionin parlamentar te Ekonomisë draftin e ndryshuar të ligjit të deklarimit të të ardhurave. Sipas këtij projektligji, kufiri i deklarimit të të ardhurave personale tashmë do të jetë në limitin e 2 milionë lekëve nga 800 mijë që ishte me pare, ndërkohë që afati i deklarimeve shtyhet deri në shtator. Opozita e kundërshtoi këtë ligj si të pazbatueshëm. Sipas deputetit Arben Ahmetaj në fillim duhet informatizim i sistemit të tatimeve dhe më pas nisje e deklarimit të të ardhurave. Ligji për deklarimin e të ardhurave personale detyron të gjithë qytetarët që të deklarojnë fitimet e tyre të cilat nuk mund të tatohen, siç janë vetëpunësimi apo dërgesat e emigrantëve. Me projektligjin e ri nëse të ardhurat vjetore janë mbi 2 milionë lekë të reja, ato do tatohen 10%, në të kundërt pjesës tjetër të qytetarëve do t'i njihen shpenzimet e zbritshme, të cilat përfshijnë shërbimin mjekësor dhe mbështetjen arsimore. Opozita kërkoi në komision edhe zgjerim të kësaj liste.

Parliamentary majority passed the Economic Commission amended the draft law of income declaration. Under this bill, limit disclosure of personal income will already be on the threshold of 2 million 800 thousand leks was the first, while the deadline is postponed until the September statements. The opposition rejected the law as unenforceable. According to deputy Arben Ahmetaj must first informatization tax system and then start the income statement. Law on personal income declaration obliges all citizens to declare their earnings can not be taxed, such as self-employment or remittances. With the new bill if the revenues are over 2 million new, they will be taxed 10%, otherwise the rest of the citizens will be recognized deductible expenses, which include medical services and educational support. The opposition called the commission also expand this list.

Free Traffic Exchange