PS-PD konsensusi i pare për reformën - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Demokratët e socialistët, arrijnë konsensusin e parë për ndryshimet ne kodin zgjedhor. Komisioni parlamentar për reformën, ka rënë dakord për të ndryshuar skemën e financimit të partive politike nga buxheti i shtetit. Këto ndryshime, përcaktojnë se financimi do të bazohet jo më sipas mandateve në Kuvend, por sipas numrit të përgjithshëm të votave që partitë do të marrin në rang kombëtar duke filluar që nga zgjedhjet parlamentare të 2013.
Ndryshimet, favorizojnë partitë e vogla që nuk arrijnë të marrin një mandat në Kuvend. Por jo çdo parti do të përfitojë. Sërish partitë e vogla do të duhet të arrijnë një prag minimal në rang vendi, ndonëse ky mandat mund të mos ju sigurojë përfaqësim në parlament. Kështu në Kod përcaktohet që 95% te fondeve , e përfitojnë partitë që kanë marrë mbi 0.5% të votave dhe 5% ato që kanë marrë më pak se 0.5% të votave. Përmes formulës ku përcaktohet vlera në lekë e çdo vote të vlefshme, partive u jepet paradhënie fondi përkatës, në mënyrë që ato ta përdorin në fushatën elektorale. Ne 7 nenet e draftit, është parashikuar që partitë të kenë mundësinë e marrjes së kredisë si burim financimi ne fushate zgjedhore, e cila nuk duhet te kaloje shumën përkatëse të parave që përfiton partia ne bazë të votave të marra. Ekspertët e PD-së dhe të PS-së kanë punuar për rreth një muaj e gjysmë dhe në fund kanë konkretizuar ndryshimet në kapitullin e shtate te kodit zgjedhor që duket se ka koiçiduar dhe me takimin e eksperteve te ODHIR , qe prej tre ditësh ndodhen ne Tirane, per te asistuar me rekomandimet me kodin zgjedhor .Ata kane janë takuar me anëtaret e komisionit te posaçëm ,ne prani te te cilëve, kane miratuar dyshimet e para te reformës elektorale. Në Kodin ekzistues, fondi për subjektet zgjedhore ndahej, 50 për qind për partitë që kanë mandate në Kuvend dhe 50 për qind e merrnin "partitë që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin, kanë marrë jo më pak se 2 vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë vendi .

Democrats and Socialists, the first reach consensus on changes to the electoral code. Parliamentary Reform Committee, has agreed to amend the scheme of financing of political parties from state budget. These changes determine the financing will be based not under the seats in Parliament, but by the total number of votes that parties will obtain nationally starting with the 2013 parliamentary elections.
Changes, favoring small parties that fail to take a seat in Parliament. But not all parties will benefit. Again, smaller parties will have to reach a minimum threshold nationwide, although this term can not provide you with representation in parliament. So the code is determined that 95% of the funds, the benefit parties who have received over 0.5% and 5% of the votes they have received less than 0.5% of the vote. Determined by the formula where the value in domestic currency of any valid vote, parties are given the appropriate fund advance, so that they use in the election campaign. In 7 of the draft ...

Free Traffic Exchange