Mijëra banore ne veri dhe juglindje te vendit janë izoluar nga dëbora. Reshjet e dendura te 24 orëve te fundit kane krijuar mjaft probleme ne qarkun e Kukesit. Ne qytet trashësia e dëborës arrin ne 20 cm. Por rekordi për këtë dimër është shënuar ne fshatin Shishtavec, ku deri tani sipas informacioneve ka mbi dy metra dëborë. Procesi mësimor është ndërprerë pa afat ne këtë zone. Te pakalueshme janë aktualisht edhe rrugët e shtate komunave. Sa i përket rrugëve nacionale mësohet se janë te kalueshme, por ne segmentet Kukës- Krume, Bajram Curri-Qafe Mali, si dhe ne rrugën e vjetër Kukës-Tirane, qarkullimi behet me vështirësi dhe ne disa vende duhen përdorur zinxhirë. Komuna e Kelmendit ne Malësi te Madhe është izoluar serish, vetëm tre dite pasi mjetet borëpastruese munden te zhbllokonin rrugën. Dëbora ne Vermosh e fshatrat e tjerë te komunës arrin ne një metër. Problem i madh për 12 mije banoret e kësaj zone mbetet mungesa e sinjalit telefonik dhe shërbimit shëndetësor. Te pakalueshme janë edhe te gjitha rrugët për ne komunat Shosh e Shale ne Dukagjin si dhe Iballë ne Pukë. Disa fshatra kane pasur edhe mungese te energjisë, si pasoje e problemeve ne rrjet nga moti i keq. Edhe ne juglindje te vendit janë nen pushtetin e dëborës gjashte komuna qe nuk kane asnjë lidhje me qendrat e rretheve. Pavarësisht angazhimit te borëpastrueseve me shume vështirësi udhëtohet edhe drejt zonave turistike te Voskopojës. Temperatura ne Korçe shënon minus 11 grade, ndërsa ne fshatrat e thelle minus 14 grade celsius. Rrugët kombëtare janë te kalueshme, por ne orët e para te mëngjesit qarkullimi është i vështirë për shkak te shtresave te akullit. Edhe ne qarkun e Dibrës situata mbetet problematike ne 3 komuna. Mësohet se rrugët e disa fshatrave janë tërësisht te bllokuara. I pakalueshëm është edhe segmenti qe lidh Dibrën me Peshkopinë.