Zbardhet krimi ne Selanik - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 2

Policia arreston një prej vrasësve te vajzës shqiptare dhe te dashurit te saj grek ne periferi te Selanikut, ndërsa ka zbardhur skemën e krimit.
Nga dëshmitë e njërit prej autoreve, qe rezulton te jete vëllai i ish te dashurit rumun te shqiptares, policia ka konfirmuar se krimi ka ndodhur një muaj me pare, për shkaqe xhelozie. Me 24 dhjetor, ish i dashuri Elvis, ka debatuar me te dashurin aktual te vajzës dhe me pas është larguar. Por 18-vjeçari është rikthyer te njëjtën dite ne një stacion autobusi ne periferi te Selanikut, dhe ka goditur ne koke dhe gjoks me një mjet metalik te riun grek. Me pas çifti është detyruar te futet ne një makine, ne te cilën ndodheshin tre persona te tjerë, dhe u drejtua për zonën rurale te Lagadhase ne Selanik, ku ka ndodhur krimi. Sipas dëshmive ish i dashuri i vajzës, është larguar për ne Itali. Policia vijon hetimet ndërsa mediat shkruajnë se katër personat akuzohen për vrasje dhe rrëmbim.

Free Traffic Exchange