Dëbora izolon mijëra banore - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Mijëra banore ne veri dhe juglindje te vendit janë izoluar nga dëbora. Reshjet e dendura te 24 orëve te fundit kane krijuar mjaft probleme ne qarkun e Kukesit. Ne qytet trashësia e dëborës arrin ne 20 cm. Por rekordi për këtë dimër është shënuar ne fshatin Shishtavec, ku deri tani sipas informacioneve ka mbi dy metra dëborë. Procesi mësimor është ndërprerë pa afat ne këtë zone. Te pakalueshme janë aktualisht edhe rrugët e shtate komunave. Sa i përket rrugëve nacionale mësohet se janë te kalueshme, por ne segmentet Kukës- Krume, Bajram Curri-Qafe Mali, si dhe ne rrugën e vjetër Kukës-Tirane, qarkullimi behet me vështirësi dhe ne disa vende duhen përdorur zinxhirë. Komuna e Kelmendit ne Malësi te Madhe është izoluar serish, vetëm tre dite pasi mjetet borëpastruese munden te zhbllokonin rrugën. Dëbora ne Vermosh e fshatrat e tjerë te komunës arrin ne një metër.

Thousands of residents in north and southeast of the country were cut off by snow. Dense precipitation of the last 24 hours have created many problems in the district of Kukes. In the city the snow thickness reaches 20 cm. But for this record was recorded in winter Shishtavec village, where so far as information is over two feet of snow. Learning process is terminated without delay in this area. The impassable roads are also currently seven municipalities. As far as national roads that are passable taught, but in Kukes-Krume segments, Bajram Curri-neck Mali, as well as in the old way Kukes-Tirane, the circulation becomes more difficult and in some countries should be used chains. Municipality of Greater Kelmend in Highland is insulated again, just three days after borëpastruese means to unblock the road can. Snow in Vermosh the other villages of the municipality amounts to a meter.