Zbardhet vendimi per Ndrea Prendin - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 5

Vizion Plus siguron vendimin ne baze te te cilit, ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi, i shpëtoi burgut ditën e djeshme, duke siguruar masën "arrest shtëpiak". Ne kopjen e vendimit prej 7 faqesh dhe te firmosur nga gjyqtari Shkelqim Mustafa, argumentohet se pse u refuzua kërkesa e prokurorisë për arrest me burg për zotin Prendi. Ne materialin e organit te akuzës pretendohet se vepra e konsumuar nga ish kreu i gardës është "Vrasje ne rrethana te tjera cilësuese ne bashkëpunim" dhe "shpërdorim i detyrës".